E Diel, 1 Nëntor 2026

Tirana ne 2020, qytet me shume qendra

Tirana e vitit 2020 parashikohet te zgjerohet me 1800 ha dhe me rreth 400 mije banore duke mundesuar shtimin e 200 mije vendeve te punes.

Kjo sipas planit te ri rregullues te kryeqytetit, i cili eshte i vetmi ne te gjithe vendin pas renies se regjimit komunist.

Me pare se te nise t’ua prezantoje institucioneve planin e ri rregullues, kryetari i bashkise se Tiranes se bashku me nje panel specialistesh e ka shpalosur fillimisht ate para qytetareve, ku ka theksuar shtimin e hapesirave te gjelbra. Sot llogaritet 4.3 meter katror gjelberim per qytetar.

"Duke krahasuar shifrat e vitit 2000 me ato te 2008, shqiptaret kishin 3.1 meter katror gjelberim nga 4.3 qe kane ne 2008. Krahasuar me Athinen, niveli ketu eshte shume me i larte, pasi nje qytetar helen atje gezon vetem 1.9 meter katror gjelberim", u shpreh Rama.

Sipas planit te ri Tirana e vitit 2020 do te kete shume pak levizje te automjeteve, pasi ato do te orientohen me teper jashte territorit te saj duke i dhene prioritet transportit publik me korsi te dedikuara dhe levizjes pedonale.

Ne pjesen verilindore te saj parashikohet ndertimi i nje kampusi univeristar, ndersa lumi i Lanes qe pershkon qytetin do te shnderrohet ne hapesire publike duke i dhene me shume karakter aktiv.

Edhe zona e Bregut te Lumit do te shnderrohet ne park publik linear. Sipas planit te ri rregullues,Tiranes i shtohen 340 ha zona industriale dhe 187 ha zona tregtare. Ky plan do ta shnderroje Tiranen ne nje kryeqytet policentrik e multifunksional.

"Nje nga sfidat kryesore te qytetit eshte integrimi i te gjithe zonave informale ne kryeqytetin e se ardhmes duke respektuar logjiken e patjetersueshme te procesit te legalizimit dhe duke konsideruar nevojen e domosdoshme qe te gjithe atyre familjeve qe sot jetojne ne ate zone per te patur nje infrastrukture", u shpreh Rama.

Plani i ri rregullues do te prezantohet para grupeve te inetresit ne te gjitha minibashkite e Tiranes nepermjet degjesave publike ku pret te marre vulen e qytetareve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›