Berisha: Tolerance zero ndaj korrupsionit

Arsyeja kryesore sipas kryeministrit Berisha eshte se me nivelin e luftes kunder korrupsionit Bashkimi Europian do te vleresoje nese nje vend, perfshire edhe Shqiperine, eshte ose jo gati per integrimin.
”Asgje nuk eshte me e rendesishme se lufta kunder korrupsionit. Shpata e Demokleut mbi procesin e integrimit eshte korrupsioni”, u shpreh Berisha.
Megjithese mori persiper pergjegjesite si mazhorance, kreu i qeverise permendi tre pika kryesore ku duhet nderhyre bashke me opoziten ne legjislacion, pika qe sipas tij ushqejne abuzimin dhe korrupsionin.
“Do te kemi transparence te plote te ne ardhurat e partive tona”, tha Berisha. Por sipas kryeministrit Berisha anti-korrupsioni nuk do te ishte i plote pa perpjekjet edhe te institucioneve te tjera, pavaresia e te cilave sipas kryeministrit nuk rrezikohet nga mazhoranca, por nga korrupsioni.
“ Me shume se sa korrupsioni asgje tjeter nuk rrenon pavaresine. Reforma do te vazhdoje ne sistemin e drejtesise ne institucionin e akuzes dhe ne institucione te tjera. Reformat synojne transparencen e veprimtarise se tyre”, u shpreh Berisha.