BE: Kosova dhe Serbia t`u kthehen bisedimeve
Bashkimi Evropian ka vazhduar përpjekjet për uljen e tensioneve mes Kosovës dhe Serbisë. Në një konferencë për shtyp zëdhënësi i shefes për politikë të jashtme të BE-së Majkëll Men ka deklaruar tensionet duhet të shmangen dhe të dyja palët duhet t`u kthehen bisedimeve dhe negociatave.
“Bashkimi Evropian pret të shohë përparim të shpejtë dhe thelbësor. Dhuna nuk do të tolerohet kurrë dhe veprimet e njëanshme të njërës ose tjetrës palë nuk janë të dobishme”, ka theksuar Men.
Situata në veri të Kosovës është përkeqësuar pas aksionit të forcave speciale të Policisë së Kosovës për të vënë nën kontroll pikat kufitare 1 dhe 31.
Ndërkohë ndërmjetësi evropian në bisedimet mes dy palëve, Robert Kuper, po viziton Prishtinën, pas qëndrimit në Beograd.