E Shtunë, 31 Tetor 2026

Reichel:Të rikthehet dialogu

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Ernest Reichel ka shprehur keqardhjen e vendit të tij për situatën në veri të Kosovës.

Diplomati ka deklaruar se Gjermania dënon çdo akt dhune dhe vlerëson se zgjidhja më e qëndrueshme mund të arrihet përmes dialogut.

“Normalizimi i gjendjes në veri, në veçanti zgjidhja e çështjes së qarkullimit të mallrave, duhet të jetë temë e procesit të bisedimeve të ndërmjetësuar nga BE”, ka pohuar Reichel.

Më tej ambasadori ka shprehur mbështetjen e vendit të tij për misionet e KFOR-it dhe EULEX-it që veprojnë në Kosovë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›