E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topalli takim me maturantët në Shkodër

Pasi kanë mbyllur të katër provimet, maturantët më të mirë të kryqytetit janë pritur në një takim nga kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.

Ndërsa në vijim të këtyre takimeve zonja Topalli është takuar me maturantët e gjimnazit “28 nëntori” në Shkodër, në të cilën ka studiuar edhe vetë.

Gjatë fjalës së saj para maturantëve zonja Topalli ka nënvizuar se është shkolla ajo që hap dyert e jetës ndërsa me përfundimin e shkollës së mesme gjimnazistët kanë shansin e tyre për të marrë drejtimin e tyre në fusha të ndryshme studimi.
 

Si një ish-nxënëse e këtij gjimnazi, Kryetarja e Kuvendit vlerësoi se kjo ditë për këta të rinj dhe të reja është me siguri një ndër ditët më të bukura të jetës së tyre.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›