E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE: Kosova, progres të pamjaftueshëm. Thaçi: Integrimi, kryefjala e Qeverisë

01-07-2011 / Gazeta 55

Drejtori për Ballkanin perëndimor në Drejtorinë për Zgjerimin në BE, Pierre Mirel ka deklaruar se për Kosovën nuk do të ketë shumë progrese për t’u raportuar në raport-progresin e ardhshëm të Brukselit.
Deklaratën e tij, Mirel e ka bërë në ditën e dytë të takimit të Procesit të Stabilizim-Asociimit, që po zhvillohet në Prishtinë.
I pranishëm në konferencë, kryeministri kosovar Hashim Thaçi ka deklaruar se pavarësisht kësaj, Kosova do të vazhdojnë të punojë për procesin e integrimit.

Jahjaga në Lituani, takon shefen e Politikës së Jashtme të BE, Ashton

Gjatë qëndrimit të saj në Lituani, në kuadër të konferencës “Gratë përforcojnë demokracinë”, presidentja kosovare Atifete Jahjaga është takuar edhe me shefen e Politikës së Jashtme të BE, Catherine Ashton. Lajmin e bën të ditur zyra e shtypit e presidencës kosovare, e cila njofton se gjatë takimit janë diskutuar “çështje me rëndësi”, por pa dhënë detaje.
Para takimit me zonjën Ashton, Jahjaga u takua me sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, e cila shprehu mbështetjen e saj të fuqishme për Kosovën në të gjitha proceset që ka përpara.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›