E Diel, 1 Nëntor 2026

Kanceri i lekurës, specialistët: Kujdes nga ekpozimi i tepërt

TIRANË- Melanoma është forma më e rrezikshme malinje e kancerit të lëkurës, që zhvillohet nga rritja e pakontrolluar e qelizave melanocite, kryesisht si shkak i ekspozimit të rrezeve ultraviolet të diellit.

Sipas profesor Agim Karaj-it, shef i kirurgjisë në spitalin onkoligjik në Tiranë, më të riskuar nga sëmundja paraqiten personat lëkurë bardhë ose bjondë që kanë nishane në pjesë të ekspozuara të trupit.

“Melanoma është një sëmundje kancerogjene e nishanit. Ka lloj lloj nevusesh dhe nëse ekspozohen shumë në diell këto nishane në regione të ekspozuara më shumë, si përshembull në regionin e gjijve, në kurriz, në krahët që janë zbuluar apo në pjesën e belit atom und të jenë nishane normale, por mund të gjenerojnë edhe melanoma. Kky fenomen ndodh më shumë tek lëkur bardhët pasi ato thithin më shumë rrezet ultravjoletë”- deklaroi shefi i Spitalit Onkologjik, në QSUT Prof. Dr. Agim Karaj.

Por, si mund ta kuptojmë nëse rrezikojmë të prekemi nga kjo sëmundje, dhe sa të rrezikshëm bëhen nishanet në këto raste?

“Nëqoftëse nishani fillon të kruhet është një nga shenjat e para të malinjizimit dhe duhet të shkosh urgjent tek mjeku specialist. Më të këqinj janë nevuset kasf, por që janë sit ë rrumbullakët në gjuhen mjekësore i themi nevus nodularë, ato janë të rrezikshëm. Nëqoftëse fillon kruaja apo zmadhimi i neusit ose ngjara bëhet më e dukshme ose fillon ndryshimi i ngjyrës, herë ngjyrë kafe në zonat e bardha atëherë urgjent duhet të shkosh tek doktori specialist”,- deklaroi Prof. Dr. Karaj.

Specialistët apelojnë për diagnostikim të hershëm të sëmundjes me kontrolle vetjake të nishaneve dhe për cdo gjë të konsultohen me mjekë profesionist.

“Nëqoftëse kapet shpejt në faza superficiale, jot ë thella atëherë ato shërohen 100%. Nëqëoftëse ti shkon në njerëz jo kopetent, shkon në mjek popullor që i djegin me nitrate, nëse shkon në mjek që nuk janë kopetent qoftë edhe demartolog atëherë këta të sëmurë përfundojnë keq”,- theksoi mjeku.

Përdorimi i kremrave kundër diellit mund të mos jetë efektive nëse atij i mungon vitamina D, si dhe tek kremrat që kanë përmbajtje parfumi.

“Gjithmonë duhet të gjenden kremra me vitaminë D që është mbrojtëse për lëkurën, kremra hidratant, ujorë që thithen nga lëkura dhe të kenë përbërje pa parfumra. Mirë është të rrihet në cadër, në hije. Ndërsa të futesh në ujë dhe të bësh not nuk ësthë e ndaluar",- këshillon  Prof. Dr. Agim Karaj.

Aktualisht në vendin tonë mungojne studime te specializuara për të treguar shpeshtësinë e melanomas apo dhe programe të mirëfillta për të sensibilizuar popullaten për rrezikun dhe parandalimin e saj, ndërkohe që në korridoret e spitalit më të specializuar në vend, Onkologjikut cdo ditë paraqiten dhjetra raste të diagnistikuar me Melanoma.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›