Situata politike, tre ambasadorët rifillojnë takimet me Berishën dhe Ramën

01-07-2011 / Gazeta 55
UPDATE- Tre ambasadorët e akredituar të Tiranë, ai i SHBA-së Aleksandër Arvizu, i BE-së Ettore Sequi dhe ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth do të takohen sot me kryeministrin Sali Berisha dhe kryetarin e Partisë Socialiste Edi Rama. Mendohet se në qendër të takimeve do të jetë rezultati i zgjedhjeve për bashkinë e Tiranës dhe vendimi që pritet të jepet nga Kolegji Zgjedhor për ankimimin e PS-së për rezultatin e kryeqytetit. Më herët tre ambasadorët i kanë bërë thirrje palëve të pranojnë vendimin e Kolegjit zgjedhor cilido qoftë ai pasi sipas tyre vendimet e institucioneve nuk duhet të diskutohen nga asnjëra palë.
...