E Diel, 1 Nëntor 2026

James Beker: Zgjedhjet në Tiranë, të ndiqet shembulli i sistemit amerikan- të respektohet vendimi i Gjykatës Zgjedhore

01-07-2011 / Gazeta 55

Ish Sekretari amerikan i Shtetit, James Beker, analizon situatën e zgjedhjeve në Tiranë si në Florida në vitin 2000, duke hequr paralelizma mes garës së presidencialeve në SHBA dhe asaj të bashkisë së Tiranës

Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, James A. Beker III, ka krahasuar në një analizë në revistën “Forein Policy”, situatën e zgjedhjeve të 8 majit në Tiranë me situatën e zgjedhjeve në Amerikë në vitin 2000, mes George W. Bush dhe kandidatit tjetër Al Gore.
A vlejnë leksionet e Bush vs. Gore për Shqipërinë, ngre pyetjen në analizën e tij Beker.
“20 vjet më parë, pavarësisht shqetësimit për sigurinë time, qëndroja mbi një platformë në sheshin kryesor të Tiranës, Shqipëri, për të folur para një turme euforike prej 300,000 personash. Dhjetëra e mijëra të tjerë ishin rreshtuar përgjatë dy anëve të rrugës nga aeroporti. Në rolin e zyrtarit të parë amerikan që vizitonte një shoqëri të mbyllur, pas përmbysjes së 50 viteve të regjimit komunist, mesazhi im ishte i thjeshtë: “Liria funksionon”, thashë unë. Me ne fund, ju jeni të lirë të mendoni me mendimet tuaja... Më në fund, ju jeni të lirë të zgjidhni liderët tuaj”. Sot, ndërsa reflektoj mbi atë vizitë dhe kam një admirim të thelle për popullin shqiptar, unë e kuptoj që mund të kisha shtuar edhe një mesazh tjetër: “Po, liria funksionon, por funksionon më mirë kur qytetarët respektojnë shtetin ligjor që siguron kuadrin për një demokraci të pastër”- shkruan Beker. “Kjo, vijon ai, është një gjë e rëndësishme për t’u mbajtur mend ndërkohë vendi po kalon një ngërç politik që vë në rrezik perspektiven e mëtejshme të integrimit në institucionet botërore dhe europiane. Ndërkohë që, Shqipëria iu bashkua NATO-s në vitin 2009-ë dhe konsiderohet si një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian, anëtarësimi i plotë i vendit po pengohet nga raportimet e shumta për mosfunksionim politik”- thekson Beker. Sipas tij, “shembulli i fundit i ngërçit të vazhdueshëm politik ishte rezultati i ngushtë i zgjedhjeve të 8 majit për Kryetarin e Bashkisë së Tiranës”. “Dy kandidatët, që përfaqësonin partitë politike më të mëdha, janë figurat më të spikatura politike të vendit. Gara vuri përballë, Lulzim Bashën e Partisë Demokratike në pushtet – një ish-ministër i jashtëm – dhe Edi Ramën, liderin e socialisteve – partisë më të madhe opozitare në Shqipëri. Me afro 250,000 vota të hedhura, Rama pretendon se kryeson me 10 vota, ndërsa Basha pretendon se ka 81 vota në avantazh. Fituesi pritet ende të shpallet zyrtarisht, dhe një panel gjyqtarësh ka nisur të shqyrtoje argumentet se cilat fletë votimi duhen numëruar e cilat duhen përjashtuar. Konflikti zhvillohet në sfondin e ngërçit politik të zgjedhjeve të përgjithshme të kontestuara të 2009-ës, pas të cilave socialistët organizuan protesta masive në rrugë në lidhje me atë që ata e shohin si parregullsi serioze në votime”- vijon më tej analizën e tij, Beker. Sigurisht, thekson ish sekretari amerikan, “unë jam i familjarizuar me zgjedhjet, me një rezultat jashtëzakonisht të ngushtë”. “Në vitin 2000, unë kryesoja ekipin e ekspertëve ligjorë të Xhorxh. Ë. Bush në Florida gjatë procesit të rinumërimit. Rezultati i atij rinumërimi do të përcaktonte presidentin e ardhshëm të Shteteve të Bashkuara. Pas numërimit fillestar, kandidatet kishin nje diference prej 300 votash. Eksperienca ime në Florida në rinumërimin e zgjedhjeve presidenciale amerikane më mësoi mua disa leksione, të cilat mendoj se janë të aplikueshme për situatën në Shqipëri sot. Kur rezultati që ndan kandidatët është i ngushtë, mund të ekzistojnë argumente të panumërta nëse fletët e votimit janë numëruar në mënyëe të saktë. Numërimi i votave është një art, po aq sa edhe një shkencë, dhe kur rezultati i zgjedhjeve është aq i ngushte saqë çdo votë mund të ndikojë në rezultatin përfundimtar, rezulton se gjykimi njerëzor ka një ndikim të madh e jo-komod mbi procesin e numërimit. Në këtë rast, çdo palë mund të hartojë argumente bindëse lidhur me mënyrën se si duhet të numërohen votat që t’i lejojë ata të fitojnë. Dhe në pritje të një fitoreje, sigurisht, secila palë mendon se argumenti i saj është i saktë. Nëse argumenti i saj nuk pranohet, ajo është e prirur të pretendojë se zgjedhjet janë “vjedhur”- shprehet Beker në analizën e tij. Sipas tij, në rastin e zgjedhjeve me rezultat të ngushtë, është e kotë të sugjerosh që palët të përpiqen të negociojnë për zgjidhjen e kundërshtive nëpërmjet dialogut. Nuk kishte asnje mundesi per nje zgjidhje te negociuar mes George W. Bush dhe Al Gore ne Florida ne vitin 2000, dhe sigurisht që nuk ka edhe ne Tirane sot. Një kandidat do të fitojë; një do të humbë. Sikurse nuk është e përshtatshme të hedhësh poshtë rezultatin dhe të mbash zgjedhje të reja. Do të ishte marrëzi t’u thuash zgjedhësve se votat tuaja janë të rëndësishme, vetëm kur rezultati është i ngushte dhe kur ato do të ishin përcaktuese për rezultatin”. Sipas tij, mënyra e vetme për të vepruar në raste të tilla si Florida në 2000 dhe Tirana sot është zhvillimi i një procesi të besueshëm dhe të drejtë për zgjidhjen e çështjeve të konstestuara te ligjit dhe fakteve, dhe me pas te shpallet fituesi. Dhe kandidatet ne gare duhet të jenë të përgatitur të pranojnë rezultatin e këtij procesi. Për zgjedhjet në Florida kishim sistemin gjyqësor amerikan dhe në fund vetë Gjykatën e Lartë Amerikane. Roli i saj ishte të dëgjonte argumentet e secilës palë dhe të merrte një vendim, që sigurisht do të zhgënjente njërin prej dy kandidatëve. Shtetet e Bashkuara të Amerikës ishin me fat, pasi në rastin e përballjes mes Al Gorit dhe Bushit kishim dy kandidatë, të cilët ishin të përgatitur të vendosnin interesat e vendit mbi ambiciet e tyre personale”.
 “Në përfundim, Gjykata e Lartë vendosi në favor të ish-Presidentit Bush. Al Gori mund ta kishte kundërshtuar vendimin dhe të zhyste qeverinë amerikane në kaos. Por ai nuk e bëri. Në të vërtetë, fjalimi i tërheqjes së tij ishte një model i këtij lloji. Natyrisht jam i bindur që Bushi do të bënte padyshim të njëjtën gjë, nëse Gjykata e Lartë do të vendoste kundër tij. Të dy këta burra e kuptonin që historia do t’i gjykonte ashpër, nëse do të zgjidhnin të vendosnin interesin e tyre personal mbi atë të popullit amerikan siç përcakton shteti ligjor”- thotë Beker. Ish sekretari amerikan i shtetit vlerëson se sistemi amerikan funksionoi plotësisht. “Po, padyshim ishte një garë shumë e ngushtë me emocione të larta në radhët e të dy palëve. Megjithatë nuk pati rebelim, apo tanke nëpër rrugë, por vetëm disa, qoftë edhe demonstrata të zhurmshme. Rezultati? Edhe një herë tjetër, Amerika përjetoi një kalim paqësor të pushtetit”.
Sipas tij, “Shqipëria është me fat që ka një kornizë ligjore të ngjashme, ka Kolegjin e saj Zgjedhor që shqyrton ankimimet ndaj vendimeve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të zgjidhur drejt çështjet e diskutueshme. Kolegji Elektoral i Shqipërisë përbëhet nga tetë anëtarë të zgjedhur me short nga radhët e Gjykatës së Apelit. Anëtarët e zgjedhur me short të Kolegjit Zgjedhor janë emëruar në radhët e gjyqësorit në kohë të ndryshme nga qeveritë e dy partive më të mëdha politike. Dhe që të dy vendimet e kësaj trupe deri tani lidhur me zgjedhjet në Tiranë janë marrë njëzëri. Më 27 qershor, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi që kandidati Basha është fitues në Tiranë me 93 vota më shumë, edhe pse socialistët e kanë kundërshtuar sërish në Kolegjin Zgjedhor, që tani i duhet të vendosë për herë të tretë lidhur me garën për Tiranën. Edhe pse opozita mund të mos jetë kurrë e kënaqur plotësisht me rezultatin, sikurse edhe demokratët amerikanë ende shprehin zhgënjim ndaj fitores së Presidentit Bush në vitin 2000, ajo që mbetet ende për t’u parë është nëse ajo do të pranojë vendimin që ka dalë nga një proces i konsoliduar ligjor i vendit”. “Duke patur parasysh zgjedhjen entuziaste të lirisë dhe demokracisë për të cilën kam qenë vetë dëshmitar 20 vjet më parë, jam i bindur se ky është lidershipi për të cilin Shqipëria ka nevojë dhe e meriton”- përfundon analizën e tij ish-sekretari i Shtetit Amerikan, James A. Beker III.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›