BE-Kosove sa me pare dialog per vizat

Iniciative Evropiane per Stabilitet i beri thirrje Bashkimit Evropian qe te ndryshoje qasjen aktuale karshi Kosoves lidhur me liberalizimin e vizave per shtetin te nis sa me pare dialogun per viza dhe te pergatis udherrefyesin zyrtar per kete proces.
Ne raportin e fundit te kesaj organizate titulluar 147Izolimi i konfirmuar. Si BE-ja po minon interesat e saj ne Kosove148 vleresohet duke e lene Kosoven jashte procesit te liberalizimit te vizave Bashkimi Evropian po i demton interesat dhe angazhimin e tij ne Kosove.
Analistja ne Iniciativen Evropiane per Stabilitet Alexandra Stiglmeyer i tha Radios Evropa e Lire se me perfshirjen e Kosoves ne procesin e liberalizimit te vizave Kosova do te behej partnere e BE-se ne luften kunder krimit te organizuar e korrupsionit do te stimulohej per zbatimin e reformave evropiane nga institucionet vendore dhe per forcimin e bashkepunimit me EULEX-in.
Por e tere kjo sipas saj do te varet nga veprimet e ardhshme te Komisionit Evropian.
147Varet se sa kreativ do te jete Komisioni dhe se a do te propozoje ai pas hapjes se dialogut per viza t146i jape Kosoves nje udherrefyes per viza. Kjo do te varet pastaj edhe nga reagimi i shteteve anetare. Ne mendojme se me qasjen aktuale BE-ja dhe te gjitha shtetet anetare po e demtojne veten. Pra shpresojme qe te mbizoteroje arsyeja dhe te kuptohet se menyra me e mire por te ecur perpara eshte qe Kosoves t146i jepet nje udherrefyes sa me shpejte qe te jete e mundur148 tha Stiegelmeyer.
Raporti i ESI-i flet per progresin e bere nga institucionet kosovare ne nje varg procesesh sic jane ri-integrimi siguria e kufijve dhe puna lidhur me regjistrin civil.
Megjithate raporti kritikon Kosoven kur behet fjale per riatdhesimin e personave te ri-integruar dhe njekohesisht ben thirrje per marrjen e masave ne reduktimin e numrit te kosovareve qe kerkojne azil ne shtetet anetare te Bashkimit Evropian.
Ministri ne doreheqje per Integrime Besim Beqaj tha se ka plane te thelluar perkthimin institucional ne procesin e riatdhesimit te personave te ri-integruar. Ai beri te ditur se eshte duke u pergatitur nje fushate per vetedijesimin e qytetareve lidhur me mundesite qe dalin nga liberalizimi i vizave.
147Kemi pergatitur dhe shpresojme se shume shpejt do te fillon nje fushate e vetedijesimit te qytetareve te Kosoves se liberalizimi i vizave eshte nje mundesi e mire per te udhetuar per t146i shikuar mundesite per studime per t146i shikuar mundesite per levizje turistike per te hulumtuar mundesite per biznes por jo per te jetuar dhe per te pasur te drejte pune atje148 theksoi Beqaj.
Ne dhjetor te vitit te kaluar vizat me Bashkimin Evropian ishin liberalizuar per Serbine Maqedonine dhe Malin e Zi nje proces i njejte pritet te ndodhe ne fund te ketij viti edhe per Shqiperine dhe Bosnjen.
Ne diten e publikimit te Raporteve te Progresit per vendet e Ballkanit Perendimor Komisionari per Zgjerim i Bashkimit Evropian Stefan Fylle paralajmeroi nisjen ne nje afat te shkurter te dialogut per viza me Kosoven mirepo deri me tani ende nuk eshte precizuar ky afat.
Stieglmeyer tha se me perfshirjen e Kosoves ne procesin e liberalizimit te vizave autoriteteve kosovare do t146u dergohej nje sinjal pozitiv per interesin e BE-se per kete vend. Kjo sipas saj eshte sidomos e rendesishme ne kohen kur pritet te nisin bisedimet ndermjet Beogradit e Prishtines zyrtare.
147Procesi i liberalizimit te vizave do stimulonte palen kosovare te jete me konstruktive ne dialog sepse do te ndjente qe Bashkimi Evropian nuk eshte duke ia zgjatur doren vetem Serbise por edhe Kosoves dhe se ka dicka qe mund te fitohet148 u shpreh Steglmyer. /rel/