Shala AAK-ja ka hyre ne balotazh ne Rahovec
Drejtues te Aleances per Ardhmerine e Kosoves AAK ne nje konference te jashtezakonshme per media kane theksuar se kandidati i AAK-se per kryetar te Komunes se Rahovecit Smajl Latifi ka hyre ne balotazh kurse kane pohuar se AAK-ja do te triumfoje ne keto zgjedhje.
Nenkryetari i pare i AAK-se Blerim Shala ka thene se ata posedojne argumente fuqiplota per te gjitha keto konstatime.
Sipas Shales AAK-ja ne zgjedhjet e 21 nentorit per kryetarin e Komunes se Rahovecit ka hyre ne balotazh dhe qe Rahoveci do te behet komuna tjeter e radhes ne te cilen pushteti ekzekutiv permes kryetarit te komunes do te ushtrohet nga AAK-ja.
147AAK-ja ne zgjedhjet e 21 nentorit per kryetarin e Komunes se Rahovecit ka hyre ne balotazh mund te konstatojme se bashku se kemi dal te dytet sipas te gjitha gjasave mos te paret ne zgjedhjet e 21 nentorit. Do te marrim pjese ne raundin e dyte te zgjedhjeve me nje siguri te madhe qe do te dalim fitues dhe qe Rahoveci do te behet komuna tjeter e radhes ne te cilen pushteti ekzekutiv permes kryetarit te komunes do te ushtrohet nga Aleanca per Ardhmerine e Kosoves148 ka thene Shala.
Nderkohe qe shefi i Shtabit Zgjedhor Blerim Kuci ka thene se gjate punes se tij te mundimshme ne grumbullimin e fakteve eshte vertetuar se kandidati i AAK-se shkon ne balotazh kurse njoftoi se kane bere edhe ankesen ne KQZ po ashtu e ka prezantuar edhe materialet e tyre prane kryetares se KQZ-se.
147Ne baze te fakteve shume te argumentuara dhe te fuqishme mendoj se AAK hyn ne balotazh dhe ate si e dyta. Ne kemi grumbulluar disa fakte te cilat nuk kane mundesi te mohohen e kemi bere edhe ankesen ne KQZ po ashtu e kemi prezantuar edhe materialet tona prane kryetares se KQZ-se te cilat ne besojme dhe jemi shume te sigurt se jane te pamohueshme argumentet flasin argumenti quhet 145Formularet e perputhjes se te dhenave dhe te rezultateve te nenshkruara nga komisoneret e te gjitha partive politike dhe fakte tjera146148 ka thene Kuci duke lexuar nje nga nje raportin mbi mosperputhjet e rezultateve ne mes rezultateve preliminare te KQZ-se.
Ai po ashtu ne baze te tri deshmive te cilat i ka grumbulluara nga tri qendra te vendvotimit argumentoi se kandidati i AAK-se per kryetar te Komunes se Rahovecit Smajl Latifi hyn ne balotazh me kandidatin e LDK-se Ibrahim Kryeziu.
Derisa rezultatet preliminare te publikuara nga KQZ-ja rezultati ka qene Ibrahim Kryeziu nga LDK me 5211 vota Xhelal Canziba PDK me 4952 vota Smajl Latifi AAK me 4740 vota Rexhep Oruqi AKr me 3021 vota ndersa Luljeta Kadiri nga LDD me 473 vota.
Nderkohe qe sipas argumenteve te AAK-se rezultati eshte Ibrahim Kryeziu nga LDK me 5370 vota Smajl Latifi nga AAK me 5197 vota Xhelal Canziba PDK me 5039 vota Rexhep Oruqi AKR me 3052 vota dhe Luljeta Kadiri nga LDD me 478 vota.
Ne fund Kuci tha se kerkon nga KQZ-ja qe te pranoje keto ndryshime dhe ndaj personave pergjegjes te ndermerren masa ligjore duke thene se beson shume se KQZ-ja do t146i pergjigjet pozitivisht kerkeses se tyre.
147Une shpresoj shume dhe duhet te besoj se keto jane fakte te pamohueshme sepse jane te nenshkruara prej te gjithe komisionareve keto jane rezultate qe nuk mund te mohohen ne kemi biseduar edhe me kryetaren e KQZ-se ne besojme se do t146i pergjigjen pozitivisht kerkeses sone148 ka thene Kuci.
Ndersa Shala tha se nese ka qene gabim teknik te permiresohet mirepo gabimet e tilla assesi mos te ndodhin ne 12 dhjetor te ketij viti sepse jane zgjedhjet e pergjithshme ku nuk mund te verifikohen te gjitha elementet ne nje zinxhir te tille shume te rendesishem te organizimit te zgjedhjeve.
Shala po ashtu ka thene se nuk kane as deshire nevoje dhe vullnet te kerkojne ndihme nga ndonje subjekt tjeter sepse eshte i sigurt qe ne rrethin e dyte do te fitojne bindshem ndaj kandidatit te LDK-se. /kosovapress/