Daci Te ndalet shitja e votave

Kryetari i Lidhjes Demokratike te Dardanise Nexhat Daci ne mbledhjen e Kryesise se LDD ka theksuar se partia eshte duke u pergatitur ne menyre intensive per zgjedhjet e 12 dhjetorit ndersa duke folur per zgjedhjet ne Rahovec ka thene se duhet ndaluar fenomenin e blerjes se votave.
Kryetari Daci vleresoi gjithashtu qe gjate prezantimit te platformes se LDD-se eshte verejtur nje ngritje ne cilesine dhe se u prit mire fakti se ne keto prezantime ka pasur me shume se nje foles.
147Prezantimi ne Prizren dhe Mitrovice ishin te shkelqyeshem148 tha Daci duke theksuar se nje qasje te tille duhet te kihet edhe ne fushaten parazgjedhore prej nje dhjetorit.
Ai ka vleresuar se RTK eshte duke kryer me sukses detyren e vet si sherbim publik ne lemin e informimit. Qasje pozitive sipas kryetarit Daci kane edhe mediat tjera perkunder disa verejtjeve.
Duke folur per pervojat nga raundin e pare te zgjedhjeve per kryetar te Komunes se Rahovecit kryetari Daci tha se duhet te sigurohet nje unitet shume te fuqishem ne terren ne pune me komisionaret e vezhguesit per te siguruar qe te mos ndodh shitja e votave.