E Diel, 1 Nëntor 2026

BE: Kushti, vetem zgjedhje te lira

Mbledhja e Keshillit te Ministrave te vendeve te Bashkimit Evropian, ka dhene vleresimet per ecurine e reformave ne Shqiperi, por dhe ne rajonin e Ballkanit. Me tone pozitive, ne raportin e djeshem per integrimin e vendeve te rajonit, eshte nenvizuar faktin se jane realizuar nje sere kerkesash, te cilat kane qene kushte per Shqiperine, ne rrugen e saj te integrimit. Keshtu, ne raportin per integrimin e vendeve te rajonit ne Evrope, BE-ja pershendet progresin e arritur ne nje numer kerkesash, mes te cilave reformat elektorale, permiresimit ne klimen e biznesit dhe qeverisjes se vendit. BE nenvizon gjithashtu se respektimi i shtetit ligjor, qeverisja e mire, lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar, jane pjese e perparimit te Shqiperise ne rrugen drejt integrimit. Ne raport kerkohet forcimi i kapaciteti administrativ, si nje sektor qe kerkon reforma te menjehershme dhe te vendosura. Keshilli i Ministrave inkurajon Shqiperine qe te luajne nje rol pozitiv dhe ndertues ne stabilitetin e rajonit. Bashkimi Evropian thekson ne raport, se eshte shume e rendesishme qe ne shtetin shqiptar te garantohen zgjedhje te lira dhe te ndershme ne vitin 2009. Ne raport jepen gjithashtu hapat dhe reformat qe jane bere dhe duhet te ndermerren ne shtetin me te ri te botes, Kosove. Ministrat e Jashtem te Bashkimit Evropian thane se ne Kosove jane bere perparime ne disa fusha, sic jane miratimet e shume ligjeve, por verejten se ne Kosove "duhet te forcohen institucionet e shtetit juridik dhe mbrojtja e pakicave".Ne Kosove duhet te "forcohet lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar dhe te permiresohen kushtet e jeteses", thuhet ne konkluzat nga takimi ne Bruksel. Keshilli i Ministrave ka ritheksuar se "Bashkimi Evropian eshte i gatshem te kontribuoje per zhvillimin ekonomik dhe politik te Kosoves, per nje perspektive te qarte evropiane te rajonit. S.P

Kerkesa

BE nenvizon gjithashtu se respektimi i shtetit ligjor, qeverisja e mire, lufta kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar jane pjese e perparimit te Shqiperise ne rrugen drejt integrimit. Ne raport kerkohet forcimi i kapaciteti administrativ, si nje sektor qe kerkon reforma te menjehershme dhe te vendosura. Keshilli i Ministrave inkurajon Shqiperine, qe te luajne nje rol pozitiv dhe ndertues ne stabilitetin e rajonit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›