E Shtunë, 31 Tetor 2026

I riu, me pistolete dhe thike ne makine

TIRANË - Nje i ri eshte kapur me arme pa leje, ne qender te Tiranes. Burimet zyrtare te policise se kryeqytetit, thane gjate dites se djeshme se, Orion Cela, 24-vjec, eshte vene ne pranga pasi ne makinen e tij me targa te huaja, eshte gjetur nje pistolete pa leje. Sipas policise, ishin efektivet e Komisariatit numer 1, qe kryen arrestimin ne flagrance. Sipas burimeve zyrtare, arrestimi i 24-vjecarit Cela, eshte bere pasi ne vendin e quajtur 9-kateshet, gjate kontrollit te ushtruar, ne automjetin e tij tip "Audi", me targa TV 901336, i eshte gjetur nje arme pistolete tip "Zastava", nje kreher me dy fisheke dhe nje thike. Policia tha se, armet Cela i mbante pa leje. Kane nisur hetimet ne lidhje me te riun, per arsyen se, perse ai udhetonte i armatosur. Pistoleta dhe thika, jane sekuestruar ne cilesine e proves, ndaj te riut. Policia tha se, ndaj te riut jane ngritur akuzat e "prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve dhe municioneve luftarake" dhe "prodhimit dhe mbajtje pa leje te armeve te ftohta".

A. Cena


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›