Grabitje tek Spitali Ushtarak
TIRANË - Grabitje me arme ne Tirane dhe ne nje prej rrugeve me me shume levizje, ate qe te con ne Spitalin Ushtarak. Ngjarja e rende ka ndodhur mbremjen e djeshme ne oren 19:30, ne nje prej dyqaneve ne hyrje te Spitalit Ushtarak, kur dy persona te armatosur kane hyre ne ambientet e brendshme. Duke perfituar ngaqe nuk kishte asnje njeri per momentin ne dyqan, dy te paidentifikuarit, qe besohet te jene te rinj, pasi kane qene me maska, kane nxjerre armet dhe kane kercenuar shitesin qe ndodhej aty se, nese nuk jepte parate do e qellonin. Menjehere personi qe ndodhej, ka nxjerre leket dhe ua ka dhene. Gjithashtu ata kane marre dhe disa karta telefonike dhe me armet ne dore jane ngjitur ne makinen e tyre dhe me shpejtesi jane larguar ne drejtim te lagjes "Don Bosko", me pas kane humbur gjurmet. Ngjarja e rende ndodhi ne nje rruge mjaft te frekuentuar sic eshte ajo e Spitalit Ushtarak ne Laprake, dy persona te armatosur kane vjedhur nje dyqan buze rruges. Policia u informuar per grabitjen rreth ores 20:00, kur dy personat ishin larguar me shpejtesi nga vendi i ngjarjes. Dyqani i vogel, kinkaleri, gjendej fare prane Spitalit Ushtarak ne kryeqytet. Mesohet se grabitesit kane kercenuar shitesin, duke i kerkuar parate qe kishte ne arke. Gjithashtu ato kane mundur te marrin edhe karta telefoni me vlere 1000 leke secila qe gjendeshin te ekspozuara ne vitrine.
Forcat e policise kane shkuar menjehere ne vendngjarje, dhe kane punuar per zbardhjen e plote te ngjarjes. Spitali Ushatark, ku ndodhi vjedhja dhe Komisariati i Policise numer 3, ne Laprake ndodhen pak me shume se 1 kilometer larg njeri-tjetrit. Policia tha se, ka ngritur postblloqe per arrestimin e te dyshuarve, por deri ne oret e vona nuk kishte bere i mundur arrestimi i tyre. Ne rrugen kryesore Laprakes, lagje ne periferi te Tiranes, ka gjithnje levizje njerezish dhe automjetesh pasi aty ndodhet nje nga qendrat me te medha spitalore ne vend. Aktualisht rruga eshte e pa ndricuar per shkak te rikonstruksionit dhe zgjerimit te ketij aksi.
Artan Cena