E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Durres-Kukes", sot mblidhet keshilli qe vendos per Bashen

TIRANË - Prokuroria e Pergjithshme do te dorezoje sot kerkesen per perjashtimin e gjyqtares Fatmira Hajdari per gjykimin e kerkeses se bere nga ministri i Jashtem Lulzim Basha. Sipas burimeve nga Prokuroria, kerkesa do te depozitohet ne sekretarine e gjykates. Ndersa me pas, kerkesa do te hidhet ne shortin elektronik ku edhe do t'i caktohet nje gjykatesi. Kerkesa per perjashtimin e gjyqtares Hajdari erdhi menjehere pas rrezimit per shpalljen e moskompetences te kerkeses se Bashes dhe gjykimit te saj ne Gjykaten e Larte. Sipas prokurorit, gjyqtarja Hajdari ka qene e njeanshme ne gjykimin e kesaj kerkese, prandaj kerkoi edhe perjashtimin e saj nga gjykimi i kesaj ceshtjeje. Po sot pritet qe te mblidhet keshilli i Gjykates se Larte, kur pritet te merret nje vendim ligjor lidhur me hetimin. Me pas nepermjet shortit elektronik do te vendoset edhe nje gjyqtar i cili do te gjykoje kete ceshtje. Dosja e segmentit Durres-Kukes u dergua per gjykim nga Prokuroria e Pergjithshme tre dite me pare. Sipas te dhenave dosja "Basha" perbehet nga 4 fashikuj, dhe ne zarfin e dorezimit te dosjes ndodhet vete firma e kryeprokurores Ina Rama. Basha akuzohet per shperdorim fondesh ne rrugen Durres- Kukes gjate kohes qe ai ka qene minister i Transporteve. Sipas Kontrollit te Larte te Shtetit shperdorimet me fondet ne kete rruge vleresohen te jene 232 milione euro. Nderkohe ai akuzohet edhe per pabarazi ne tenderet e rruges.

R. Caushaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›