E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tregtari tregon shoket hajdute

Lushnje- Nje 28-vjecar i ndaluar si i dyshuar per vjedhjen e nje dyqani celularesh ne Lushnje kater dite me pare, gjate hetimeve te kryera ka treguar edhe emrat e dy shokeve bashkepunetore. Burime zyrtare te Policise bene me dije se ndaluan shitesin ambulator Ervin Ferko, ndersa ne cilesine e proves materiale u gjeten nje sasi aparatesh telefoni. Mesohet se grupi kishte bastisur dyqanin ne fshatin Fier-Shegan te Lushnjes, ngjarje e ndodhur me 5 dhjetor te ketij viti. Burime policore thane se ne dyqan, te dyshuarit dy prej te cileve ne kerkim, kane marre 20 aparate celularesh dhe 8 bateri. Denoncimi eshte bere nga vete pronari i dyqanit ne komisariatin e Lushnjes, ndersa zbulimi u be pas gjurmeve te gishterinjve te gjetura dhe te dhenave operative.

Malli i vjedhur mesohet se ishte shitur ne tregun e zi tek Ervin Ferko dhe pas marrjes ne pyetje te tij, u zbuluan edhe te rinjte e dyshuar. Ferko ka thene se nuk ka ditur gje per mallin e vjedhur dhe se e kishte blere tek dy te tjeret. Ndaj tij rendon akuza e "pervetesimit dhe tregtimit te sendeve te vjedhura".

Xhemil beharaj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›