E Diel, 1 Nëntor 2026

BE, Lohan: Dialogu politik të shfaqet në Kuvend, që është një vend institucional Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Helmut Lohan

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Helmut Lohan, kërkoi sot nga forcat politike dialog në Parlament. Apeli i përfaqësuesit të BE u bë gjatë konferencës për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, i organizuar nga ambasada italiane. “Kolegët e mi evropian po kalojnë net pa gjumë duke lexuar përgjigjet e pyetësorit dhe jam duke marrë reagimet e para të cilat janë relativisht pozitive”, sqaroi Lohan. Sipas tij, nëse do të hidhej vështrimi prapa, distanca e bërë është mjaft e madhe, por po të vështrohet para, rruga që duhet bërë është e jashtëzakonshme. Ai tha se fushat ku duhet bërë përparim janë ato të sundimit të ligjit, të funksionimit të gjyqësorit, të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, me rëndësi janë edhe kapacitetet për zbatimin legjislacionit që ndodhet në letër. “Një prej fushave ku do të donim përparim është fryma e dialogut politik konstruktiv që është i nevojshëm që Shqipëria të ecë para drejt Bashkimit Evropian. Fryma e dialogut duhet shfaqur mbi të gjithë në kuvend, që është një vend institucional”, apeloi Lohan.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›