E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE, Lohan thirrje politikës për drejtësi të pavarur

TIRANE- BE thirrje politikës të qëndrojë larg sistemit të drejtësisë. Shefi i delegacionit të BE në Tiranë Helmut Lohan ka shfrytëzuar ceremoninë e binjakëzimit mes Prokuorisë së Përgjithshme, Prokurorisë spanjolle dhe Këshillit të Lartë të Magjistarturës italiane për të bërë apelin e radhës për nevojën e një gjyqësori dhe prokurorie të pavarur. Gjatë fjalës së tij Lohan theksoi rëndësinë e një gjyqësori transparent eficent të përgjegjshëm dhe të depolitizuar për një demokraci funksionuese.
“Pavarësia e gjyqësorit, pavarësia e Prokurorisë së Përgjithshme fillon me mirëkuptimin dypalësh mes sferës politike dhe asaj gjyqësore që drejtësia nuk mund të jetë politike, përzgjedhëse apo diskrimunuese” - thotë Lohan.

Deklarata e Lohan u bë gjatë ceremonisë së binjakëzimit të tre strukturave homologe të hetimit ku të pranishëm ishin kryeprokurorja Ina Rama, kryerprokurori spanjoll Cándido Conde-Pompido Tourón si dhe prokurori i Pergjithshem i Prokurorisë Kombëtare të Antimafies italiane.

Në fund të ceremonisë ambasadoi spanjoll në Tiranë si dhe kryeprokurorët e Shqipërisë dhe Spanjës zhvilluan një konferencë të përbashkët shtypi. Ina Rama
duke bërë një rezume të punës së Prokurorisë në lidhje me luftën që ky institusion ka bërë në lidhje me luftën kundër kriminalitetit, tha se prioritet i këtij institucioni është forcimi i bashkëpunimit me homologët ndërkombëtare.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›