NATO:Standarde të larta për mbrojtjen e informacionit
TIRANE- NATO kërkon nga Shqipëria standarde më të larta për mbrojtjen e informacionit të klasifikuar.
Anëtarësimi në Aleancë na jep tashmë të drejtën për t’u njohur me shumë informacione të klasifikuara të NATO-s, sikundër janë ato top-secret, kozmike dhe atomike.
Për këtë arsye, Aleanca i ka bërë thirrje Shqipërisë të japë garanci shumë herë më të mëdha nga ato që ofron aktualisht, në mënyrë që këto informacione të mos bien në duar të gabuara.
“Gazeta Shqiptare” ka siguruar ekskluzivisht procesverbalin e mbledhjes së komisionit parlamentar të Ligjeve, ku drejtori i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar në Këshillin e Ministrave, Shyqyri Dekavelli ka raportuar pak ditë më parë lidhur me këtë çështje.
“Një nga standardet që kërkohet tashmë është komunikimi, sigurimi i informacionit në komunikimin nëpërmjet mjeteve të komunikimit publik. Është shumë e rëndësishme sepse, në qoftë se deri tani ne kemi pasur një sistem kriptografik të thjeshtë komunikimi, për arsye të nivelit të informacionit, i cili ka qenë deri në nivelin sekret, tani e tutje do të jetë në një nivel edhe më të lartë, që quhet cosmic top-secret, si edhe informacioni i klasifikuar atomik.Të dyja këto nivele kërkojnë absolutisht standarde më të larta si në komunikim, ashtu edhe në sigurimin e këtyre komunikimeve”, - ka sqaruar Dekavelli.
Lidhur me këtë çështje ai ka bërë të ditur se në ministrinë e Mbrojtjes dhe në ministrinë e Jashtme po instalohet një sistem kriptografik i sigurt, në mënyrë që shkëmbimi i informacioneve të klasifikuara mes Shqipërisë dhe NATO-s të bëhet online.
Në raportimin e tij para komisionit parlamentar të Ligjeve, drejtori i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar në Këshillin e Ministrave ka bërë të ditur se NATO ka shfaqur shqetësim për certifikimin e personelit në të gjitha ministritë dhe institucionet, të cilat do të kenë akses për t’u njohur me informacionet e klasifikuara të NATO-s.
(Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)