Krasniqi: “Erë e re Tiranë-Beograd? Herët të flitet për këtë
Një erë e re në marrëdhëniet me Tiranën? është ende herët të flitet për këtë, edhe pse largimi nga politikat konfliktuale i shërben stabilitetit në Ballkan”. Kështu ka deklaruar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në një intervistë dhënë “Gazetës Shqiptare” pak ditë pas vizitës së ministrit të Jashtëm shqiptar, Ilir Meta në Beograd. Ai e vlerëson këtë si një hap pozitiv, por thekson se Kosova pret shumë nga diplomacia shqiptare në lobimin për njohjen e Kosovës nga vendet e tjera. Deklarata e tij konfirmon reagimin e kujdesshëm të Prishtinës zyrtare ndaj vizitës së shefit të diplomacisë shqiptare në kryeqytetin serb. Sipas Krasniqit, rivendosja e marrëdhënieve të Beogradit me vendet që e kanë njohur Kosovën, e sidomos me Shqipërinë, tregon se ndryshimi i qëndrimit ka nisur. Por, ai shton se ka ende shumë për të bërë. Lidhur me situatën aktuale në Kosovë, Krasniqi bën të ditur se turbulencat politike e ndërlikojnë qeverisjen e shtetit më të ri në botë, por nuk e bëjnë atë jofunksionale. Sipas tij, rifreskimi i skenës politike duhet bërë si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, pasi kjo është mënyra e vetme e përsosjes së demokracisë dhe qeverisjes.
Shefi i diplomacisë shqiptare, z. Ilir Meta vizitoi javën e kaluar Beogradin dhe Luginën e Preshevës. Ishte vizita e parë e një zyrtari të lartë shqiptar në kryeqytetin serb prej shumë vjetësh dhe e para që prej 97 vitesh në Preshevë. Cili është qëndrimi juaj lidhur me këtë vizitë?
Të gjithë jemi dëshmitarë se Serbia, në shenjë revolte për njohjen e pavarësisë së Kosovës i pezulloi marrëdhëniet diplomatike me një numër shtetesh që e njohën realitetin e ri historik në Ballkan – shtetin e pavarur, sovran dhe demokratik të Kosovës.
Me kalimin e kohës autoritetet e Beogradit filluan të lëkunden nga qasja mitike e historisë së tyre dhe ta pranojnë realitetin e pavarësisë së Kosovës, si realitet që nuk kthehet prapa dhe kjo nuk është pak për këtë fazë. Fillimi i normalizimit të marrëdhënieve me të gjitha shtetet, që e kanë njohur shtetin e Kosovës, në veçanti me Shqipërinë, dëshmon se Serbia e bëri hapin e parë para se ta njohë vetë këtë realitet.
Ne i përshëndesim të gjitha sinjalet që vijnë në drejtim të uljes së tensioneve të raporteve ndërshtetërore në Ballkan, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të qetësohet kjo fuçi baruti. Në shërbim të kësaj e shohim edhe vizitën e ministrit të Jashtëm të Shqipërisë në Beograd. Kemi bindjen e fortë se diplomacia shqiptare do të vazhdojë me intensitet më të madh të lobojë për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga të gjitha shtetet e botës.
Vizita shënon një erë të re në marrëdhëniet ndërmjet Tiranës dhe Beogradit. Cili mund të jetë përfitimi i Kosovës nga ky afrim i diplomacisë shqiptare me atë serbe?
Kemi të bëjmë me shenjat e para të vetëdijesimit të Serbisë se me logjikën e vjetër nuk mund të imagjinohet ecja në epokën e re të globalizimit. Mendoj se është herët të thuhet se po fillon një erë e re mes Tiranës dhe Beogradit, ndonëse për popujt e Ballkanit është me interes shkëputja nga politikat konfliktuoze të së kaluarës, të dëbimit e të shfarosjes dhe ndërtimi i politikave të reja të bashkëpunimit e të partneritetit reciprok. Kjo frymë e re politike, sigurisht do të sillte interesa edhe për Kosovën. Ne jemi për gjuhë të re, për frymë të re dhe për partneritet të ri me të gjithë popujt e Ballkanit.
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë e ka shtyrë deri në muajin gusht vendimin për ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës. Ndërkohë, Beogradi e vazhdon fushatën e tij diplomatike për të penguar njohje të reja. A besoni se kjo periudhë pushimi do të shkaktojë ngecje sa u përket njohjeve nga vendet e tjera?
Disa nga vendet që nuk e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës do të vazhdojnë ta presin fjalën e GJND-së. Njohjet e reja do të varen shumë nga aktiviteti i institucioneve diplomatike të Kosovës e të Shqipërisë dhe nga angazhimi i disa vendeve të fuqishme të botës perëndimore që kanë ndikim të dukshëm te shumë vende të botës së tretë. Shpresoj në njohje të reja, gjithnjë duke u bazuar në angazhimet e institucioneve tona dhe të vendeve me ndikim të botës demokratike.
çfarë duhet të bëjë më shumë diplomacia e Kosovës për ta nxitur njohjen e pavarësisë nga më shumë vende, sidomos ato që janë anëtarë të BE-së?
Sa u përket vendeve të BE-së, që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, konsideroj se kjo më shume varet nga BE-ja sesa nga ndikimi i angazhimit diplomatik të Kosovës. Kosovës i duhet t’i konsolidojë qeverisjen, stabilitetin politik, zhvillimin ekonomik dhe sundimin e rendit e të ligjit në gjithë hapësirën e Kosovës. Më shumë se kaq institucionet në konsolidim të Republikës së Kosovës nuk mund të bëjnë.
Cili mund të jetë roli i diplomacisë shqiptare në këtë drejtim?
Shqipëria i ka vështirësitë e veta, por krahasuar me Kosovën, Shqipëria ka traditë të konsoliduar diplomatike, me të cilën duhet dhe mund ta ndihmojë shumë diplomacinë e re të Republikës së Kosovës. Ne presim shumë nga diplomacia e Shqipërisë.
Z.Krasniqi, Raporti i fundit i Departamentit Amerikan të Shtetit vë në dukje se korrupsioni është një fenomen i përhapur gjerësisht në Kosovë, edhe në nivelin qeveritar. Sa problematike duket situata në këndvështrimin tuaj dhe, a ka nevojë administrata dhe Qeveria në Kosovë ta shohë më me vëmendje situatën?
Korrupsioni si fenomen është i njohur gjithandej ku shoqëritë kanë qenë e janë në tranzicion. Jo vetëm në shoqëritë që kapërcejnë nëpër tranzicion, ai shfaqet edhe në shoqëritë më demokraci të konsoliduar, ndonëse atje ka më shumë masa parandaluese, është më i kontrollueshëm dhe më lehtë i dënueshëm. Në vendet si Kosova, ai vazhdon të jetë tepër i dëmshëm edhe për faktin se Kosova nuk i ka të stabilizuara institucionet që do ta parandalonin, që do ta kontrollonin e do ta ndëshkonin këtë fenomen që çdo ditë e gërryen perspektivën e qytetarëve të Kosovës. Gjithsesi Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit duhet të merret me seriozitet nga të gjitha institucionet e Kosovës e në mënyrë të veçantë nga Qeveria e Kosovës. Qeveria e Kosovës i ka marrë disa masa, le të shpresojmë se do të ndikojnë pozitivisht. Gjithsesi, korrupsioni duhet të sillet në suazat e kontrollimit e të ndëshkimit adekuat.
Klima politike në Kosovë kohët e fundit ka qenë e trazuar. A gjykoni se koalicioni aktual qeverisës është funksional?
Në skenën politike gjatë e pas zgjedhjeve të lira të nëntorit 2009 ka pasur turbulenca, por që nuk e kanë penguar qeverisjen. Sigurisht se koalicionet e mëdha nuk janë edhe sa duhet funksionale, për faktin se edhe janë të imponuara, por, nëse e krahasojmë me koalicionet e kaluara, kjo është qeverisja më stabile dhe më profesionale. Sigurisht që kjo nuk është e mjaftueshme për një shtet të ri, siç është Kosova. Të jem i qartë, në Kosovë po instalohet një traditë qeverisëse e cila lë për të dëshiruar shumë.
A mendoni se Kosova ka nevojë për parti të reja dhe për një rifreskim të skenës politike?
Kosova është në fazën e parë të konsolidimit të partive politike. Kjo do të thotë se edhe në të ardhmen do të kemi parti të reja, por jo ndryshim përmbajtjesor të skenës politike aktuale. Sigurisht që skena politike në Kosovë do të ketë rikonfigurime të brendshme, por as këto tani për tani nuk ofrojnë ndonjë ndryshim përmbajtjesor, për faktin se sistemi proporcional i zgjedhjeve do të koncentronte vendimmarrje në kreun e piramidës politike. “Rifreskimi” do të bëhet kryesisht nga shoqëria civile dhe nga trafikimi i politikanëve nga një parti në tjetrën (siç ka ndodhur shpesh gjatë këtij viti në Kosovë), por cilësi në politikë nuk do të ketë. Në gjithë hapësirën shqiptare “riciklimit” është fjala për “rifreskim”, kudo i mungon përmbajtja. Vetëm rifreskimi më përmbajtje e substancë, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, do ta ndihmonte demokracinë dhe qeverisjen demokratike.
(GSH/BalkanWeb)