E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministrat e financave të BE: Do të ndihmojmë Greqinë që të luftojë krizën ekonomike Udhëheqësi i Eurozonës, Zhan Klod Junker

Ministrat e financave të Bashkimit Evropian kanë rënë dakord që të ndihmojnë Greqinë për të kontrolluar financat e saj. Pas një takimi në Bruksel, ministrat nuk dhanë shumë hollësi rreth mënyrës se si do të ndihmojnë shtetin helen, por përjashtuan variantin e garancisë për huamarrje. Pas katër-orësh takimi ministrat e financave të 16 vendeve që ndajnë monedhën euro njoftuan se kanë rënë dakord rreth mjeteve me të cilat vendet që kanë miratuar monedhën e përbashkët evropiane do të koordinojnë ndihmën për Greqinë nëqoftëse ajo dëshmohet si e domosdoshme. Udhëheqësi i Eurozonës, zyrtari i Luksemburgut, Zhan Klod Junker, tha se plani ishte që të mbushen zbrazëtirat financiare që mund të shfaqen në betejën e Greqisë për të kontrolluar financat e saj.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›