BE: Malit të Zi i jepet statusi i kandidatit
BRUKSEL-Ministrat e jashtëm të BE-së kanë mbështetur kandidaturën për anëtarësim të Malit të Zi në raundin e ardhshëm të zgjerimit të bllokut 27 anëtarësh.
“I kemi dhënë dritën jeshile Malit të Zi për statudin e kandidtatit”, ka thënë ministri i jashtëm belg, Stiven Vanakere.
Vendimi final do të merret nga krerët e shteteve të BE-së në takimin e së enjtes dhe të premtes në Bruksel.
Megjithatë, Malit të Zi i duhen edhe të paktën 4-5 vjet për të përfunduar negociatat dhe për t’u bërë anëtar i plotë i unioint, thuhet në deklaratën e ministrave të jashtëm të BE-së.
Bashkimi Evropian ka përsëritur përkushtimin për t'i integruar edhe shtetet tjera të Ballkanit.
(d.b/BalkanWeb)