E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqia paralizohetnga greva 24 orëshe

ATHINE- Në Greqi ka nisur një grevë e përgjithshme 24 orëshe. Të parët që nuk u paraqitën në punë ishin kontrollorët e trafikut ajror. Në mëngjes hynë në grevë edhe marinarët. Të mbyllura qëndrojnë edhe të gjitha institucionet administrative si: ministritë, muzetë, shkollat dhe universitetet. Mjekët në spitalet publike do të trajtojnë vetëm rastet urgjente. Autobusët, trenat dhe metrotë do të ndalojnë së punuari për disa orë. Sindikatat protestojnë kundër shkurtimeve në paga dhe kundër reformave jopopullore në tregun e punës. Masat janë pjesë e marrëveshjes mes qeverisë socialiste me Bashkimin Evropian dhe Fondin Monetar Ndërkombëtar për reduktimin e deficitit mjaft të lartë shtetëror.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›