E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministrat e Jashtëmtë Ballkanit Perëndimormblidhen në Shkup

SHKUP- Ministrat e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, Shqipërisë, Bosnjës, Kroacisë, Malit të Zi do të diskutojnë sot për perspektivën e integrimit euroatlantik të Ballkanit Perëndimor. Në takimin i cili do të zhvillohet në Shkup,  do të jenë të ftuar edhe përfaqësues të SHBA-së. Ministria e Jashtme në Shkup njofton se ministrat “do të shqyrtojnë çështjet lidhur me perspektivën e integrimit euroatlantik pas Samitit të Lisbonës dhe angazhimet e mëtejme për kontributin e vendeve partnere drejt stabilitetit të Afganistanit”.

Në këtë takim në cilësinë e vëzhguesve janë ftuar edhe ministrat e jashtëm të Kosovës dhe Serbisë, por, burime të ndryshme nuk përjashtojnë mundësinë e bojkotimit të këtij takimi nga ana e përfaqësuesit serb, nëse në takim merr pjesë ndonjë zyrtarë nga Kosova- raporton europa e lire.

Takimi mbahet në kuadër të kryesimit të Maqedonisë me Kartën e Adriatikut dhe të komisionit të partneritetit mes shteteve fqinje. Në bazë të rrotacionit të përcaktuar, që nga mesi i vitit të ardhshëm me Kartën e Adriatikut, do të kryesojë Mali i Zi.
(s.g/balkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›