E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA padit BP dhe 8 kompani për derdhjen e naftës në Gji

Departamenti i Drejtësisë në SHBA ka paditur sot kompaninë British Petroleum dhe tetë kompani te tjera për derdhjen e naftës në Gjirin e Meksikës.

Aktpadia e administratës Obama kërkon që kompnitë të japin llogari për të gjitha shpenzimet dhe dëmet e shkaktuara, përfshirë dëmet ndaj resurseve natyrore.

Pas shpërthimit në të cilin humbën jetën 11 vetë, vlerësohet se në det u derdhën më shumë se 757 milionë litra naftë. Kompania BP i konteston këto shifra.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›