E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE: Marti të dërgoj dëshmi të pranueshme në gjykatë

Nga Express më 26 janar 2011 në ora 17:48

Bashkimi Evropian sot u është përgjigjur sugjerimeve nga raporti i miratuar i Dik Martit në Këshillin e Evropës, se nuk ka bërë aq sa është dashur, që t’i hetoj akuzat kundër kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, duke kërkuar që të dërgohen prova.

Në raportin e Martit kërkohet që misioni i BE-së për sundim të ligjit në Kosovë, EULEKS, t’i hetoj këto akuza.

Por, zyrtarët e BE-së i kanë kundërshtuar sugjerimet se kanë dështuar ta bëjnë këtë.

“Për këtë ne na duhet dëshmi, që është e pranueshme në gjykatë”, tha Maja Kocijançiq, zëdhënëse e shefes së politikës së jashtme të BE-së, Catherine Ashton.

Mëtutje, zëdhënësja Kocijançiq, u tha gazetarëve në Bruksel, se misioni “Euleks i ka dërguar Martit dy letra duke kërkuar evidencë” dhe shtoi se “kontaktet po vazhdojnë”. /rel/

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›