Kajsiu: Shteti duhet të jetë aktor në zhvillim

Kosova vazhdon të ndjek modelin neoliberal, por sipas studiuesve të ekonomisë ky është një model që dëmton biznesin lokal dhe fuqizon atë të huaj, gjithashtu është e nevojshme që shteti të mos ketë rolin e arbitrit, por shteti duhet të jetë aktor në zhvillimin ekonomik dhe stimulimin e biznesit.
Këto konkluzione kanë dal në një tribun publike të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje! me temën “Modeli i shtetit zhvillimor”, ku studiuesi i njohur nga Tirana, Blendi Kajsiu, bëri një prezantim të modelit neoliberal, duke thënë se karakteristikë është shteti minimal dhe anasjelltas, do të thotë tregu maksimal.
Sipas tij, ideja është që të zvogëlohet shteti sa më shumë dhe të zgjerohet tregu sa më shumë. Madje ai thekson se filozofia e këtij modeli neoliberal, të cilin po e praktikon si Kosova, ashtu edhe Shqipëria janë të dëmshme për biznesin lokal.
“Filozofia e këtij modeli neoliberal është që filozofia bazë, zhvillimi buron nga jashtë, pra zhvillimi buron nga investimi që buron nga jashtë. Zhvillimi buron nga integrimi tregut lokal në tregun ndërkombëtar. Zhvillimi buron nga integrimi i ekonomisë lokale në ekonominë globale. Pra filozofia është që burimi vjen kryesisht nga jashtë. Konkretisht çka do të thotë shteti minimal me ekonomi, vjen si pasoj e konceptit neoliberal, që shteti është pengesë për zhvillimin, faktikisht shteti e pengon zhvillimin e biznesit”, ka theksuar Kajsiu.
Ndërsa ai nuk e vlerëson si hap shumë të mirë edhe privatizimin e ndërmarrjeve apo aseteve shtetërore. Sipas tij dikush investon në Kosovë apo në Shqipëri, por përfitimet e tij i depoziton jashtë vendit.
Kajsiu vlerëson se tregtia e lirë jo vetëm që nuk prodhon zhvillim, por prodhon deficit tregtar, pra prodhon shpesh humbje për njërën nga palët, sidomos kur njëra palë është më e pazhvilluar se pala tjetër.
Për më tepër ai ka shtuare se investimet e huaja e ndjekin zhvillimin dhe nuk e krijojnë atë, duke shtuar se investitori shkon në një vend që ka zhvillim dhe nuk shkon në një vend që nuk ka zhvillim.
Kajsiu ka shtuar se së pari duhet të fillosh që të zhvillohet vet pastaj të vijnë investimet e huaja, sepse në qoftë nuk ke një ekonomi që po zhvillohet, atëherë nuk ka interes investitori që të vij këtu.
Ai ka theksuar se shteti nuk duhet të luaj rolin e arbitrit, por të kthehet në rolin e aktorit, në mënyrë që të orientojë dhe zhvillojë ekonominë.
“Së pari shteti nga arbitër do të kthehet në aktor, modeli neoliberal ‘shteti është indiferent dhe shpesh bënë arbitrimin si një ndeshje futbolli’, këtu shteti do të jetë aktor në zhvillim, pra të orientojë dhe stimuloj zhvillimin”, ka është shprehur ai.
Kajsiu duke folur për këto ide shpesh është bazuar edhe në programin e Lëvizjes Vetëvendosje, për të cilin ka thënë se është një program më i mirë për zhvillimin e vendit.
Njëra nga pikat e programit të kësaj Lëvizje është se industria duhet të përkrahet më shumë se tregtia, që sipas Kajsiut pa industri nuk ka zhvillimi ekonomik. /kosovapress/