Marti: EULEX nuk mund të hetojë “rastin”

Nga Express më 26 janar 2011 në ora 19:47
Një ditë pas miratimit të rezolutës nga Asambleja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës, raportuesi Dik Marti ka vlerësuar se “ekziston rreziku që raporti i tij të mbetet i pa hetuar”, pasi që siç u shpreh ai, “EULEX-i ashtu sikurse është sot nuk mund ta hetojë këtë rast”.
“Ndoshta disa mund të kënaqen me votimin për rezolutën si shprehje virtuale, duke e ditur se asgjë nuk do të ndodhë tutje. Mendoj se duhet pasur kujdes dhe se nevojitet të vendoset një strukturë që do të ishte efikase në zbardhjen e së vërtetës”, ka thënë Marti të mërkurën për mediat në Frankfurt.