E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE: Masa per dhunen ne familje

Dhuna në familje është një temë që preket edhe në raport-progresin e fundit të Komisionit europian për Shqipërinë.

Sipas raporti-progresit pamjaftueshmëria e mekanizmave të vënies në jetë, ka bërë që strategjia për parandalimin e dhunës në familje të mos përforcohet.

Sipas raportit, proporcioni i grave që kanë vuajtur nga dhuna në familje është domethënës dhe në rritje. Raporti vë re një përfaqësim të ulet politik dhe në punësim të grave, ndërkohë që pranimi i barazisë gjinore nga të gjithë të barazisë gjinore në punësim dhe në politika të tjera ka bërë përparime modeste.

Shqipëria,sipas raportit, vazhdon të jetë një burim dhe një vend tranzit për trafikun e grave, shpesh minorene, për shfrytëzim seksual. Trafikimi i grave dhe dhuna në familje thuhet në raport, mbetet një cështje me shqetësime serioze.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›