"Pasurite", Alibeaj firmos me suedezet

Ministri i Drejtesise Enkelejd Alibeaj ka firmosur marreveshjen e bashkepunimit me Autoritetin Kombetar Suedez per Kadastren, Hartat dhe per dixhitalizimin e regjistrimit te pasurive te paluajtshme ne vendin tone.
Per palen suedeze marreveshja u firmos nga drejtoresha e organizates qeveritare per dhenien e ndihmes se huaj Elisabet Stam. Ky projekt, i cili do te kushtoje 450 mije euro synon regjistrimin e sakte te pasurive te paluajtshme, krijimin e nje sistemi te kompjuterizuar ,si dhe monitorimin e funksionimit te sistemit ne nje nga zyrat e regjistrimit te pasurive.
Alibeaj e ka vleresuar kete projekt si mjaft te rendesishem dhe qe pritet jo vetem te korrigjoje gabimet, por edhe te permiresoje sherbimin ndaj qytetareve.
Sipas Alibeajt ky projekt do te realizohet nga qeverisa Suedeze, e cila ka nje eksperience mjaft te mire ne regjistrimin dhe menaxhimin e pasurive te paluajtshme.