Shtrenjtohen kredite e euro-s

Edhe pse për të ndalur rritjen e kostos së kredive Banka Qendrore Europiane dhe Banka e Shtetit Amerikan ndërmorën një fushatë agresive të uljes së normave të interesit por qe nuk mundi te pengoje rritjen.
Drejtor i Intesa San Paolo Bank shpjegon në një intervistë për Top Channel arsyet se pse tregu po pasqyron shtrenjtim të kredive në valutë.
"Ne tregun nderkombetar nese shohim euron apo dollarin, norma baze e interesit nuk eshte norma reale që bankat aplikojnë për kreditë që japin. Interesat e kredive janë dy deri në tre për qind më të larta nga normat bazë. Pra jemi përpara një situate ku normat bazë u ulën por kostoja e parase u rrit per shkak se bankat jashtë po përballen me mungesë likuiditeti. Kjo u reflektua edhe në Shqipëri, ku interesat e kredive në valutë janë rritur me 1 deri në 1.5 pikë përqindje. Kjo pasi ne jemi një ekonomi e lirë", u shpreh drejtori, Lorenzo Roncari.
Por ekspertët e Bankës së Shqipërisë besojnë se kjo situatë është e përkohshme, për shkak se në fund tregu do t'i bindet politikës së Bankes Qendrore Europiane dhe asaj Amerikane
Për interesat e kredive në lekë, parashikimet japin një situatë të qëndrueshme.
"Per lekun kjo do te varet nga politika monetare qe synon te ndjeke Banka Shqiptare.Ne kemi qene konseguent dhe konstant ne ruajtjen e kushteve te duhura monetare", u shpreh drejtori i politikave monetare ne BSH, Erald Themeli.
Interesat e kredive ne leke sot ne tregun shqiptar variojne nga 12 deri në 14 për qind ndërsa ato për kredinë në valutë nga 8 në 10 për qind.