Lulezim Basha, i pandehur

Nje dite pasi hetimeve dhe statustit te te pandehurit i shpetuan dy nga pjesetaret e dosjes Armand Teliti dhe Lejla Saraci, marrja nen cilesine e te pandehurit e deputetit qe prej afro nje vit eshte pa imunitet eshte konfirmuar jo vetem nga organi qendror i akzues, por edhe nga avokati i tij mbrojtes Zef Nika.
Por ne nje kohe qe prokuroria shfaqi rezerva duke mos dhene shpjegime per akuzen konkrete qe do t'i komunikohet ministrit te Jashtem Basha, si dhe shkeljet qe dyshohet se ai ka kryer, i menjehershem ka qene reagimi i avokatit Nika qe sapo ka marre flete-thirrjen per klientin e tij, ka sulmuar Prokurorine e Pergjithshme per veprime qe tregojne abuzimin me pushtetin ligjor nga ana e saj si dhe per shkelje te Kushtetutes.
Avokati mbrojtes eshte shprehur se shperfillja e vendimeve te gjykates demonstron qarte prapavijen e paster politike dhe prapaskenat politike si dhe perdorimin si mashe politike te Prokurorise se Pergjithshme.
I kontaktuar ne telefon nga Top Channel avokati shpjegoi se Prokurorja e Pergjitshme, Ina Rama, deklaroi se hetimet jane pezulluar, ndersa me veprimet e prokuroreve u tregua e kunderta, cka sipas tij le vend per dyshime.
Ne hetimet per Rreshen- Kalimash ka mbetur i pandehur edhe ish drejtori juridik Andi Toma, aktualisht drejtor i rrugeve ne Ministrine e Transporteve e pas thirrjes per t'u pyetur si i pandheur edhe zyrtari tjeter, Lulezim Basha.