BE. Mbledhje me dyer të mbyllura per Shqiperine
15/06/2011 Mbledhja e Komitetit të Stabilizim Asociimit është zhvilluar dje me dyer të mbyllura. Kështu është vendosur nga kryetari i Komisionit Parlamentar për Vendet e Evropës Juglindore Eduart Kukan. Në fakt kjo zgjidhje duket se është menduar nga euro-parlamentarët, dhe për shkak të precedentëve aspak të këndshëm, si dhe figurës që kanë bërë më parë deputetët shqiptarë, sa herë kanë shkuar në mbledhjet e Brukselit. Këtë herë, euro-deputetët me sa duket e kanë vënë re papërmbajtshmërinë që ata kanë, sidomos kur bëhet fjalë për publicitet. Në shumë raste ata kanë harruar se atje janë fillimisht për të mbrojtur interesat e vendit dhe më pas interesat e partive apo kryetarëve të partive të tyre. Duke pasur parasysh precedentët jo të këndshëm, euro-parlamentarët kanë menduar që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura, duke shmangur kështu spektaklet që shumë nga ata deputetë që kanë shkuar atje i kanë fort zemër.
Deputetët e të dyja palëve raportojnë në Komitetin e Stabilizim Asociimit
Fule: Të fillojë dialogu politik, ndarja në Shqipëri e thellë
“Zgjedhjet të mira, për Tiranën po presim vendimet e kolegjit dhe institucioneve”
Në një mbledhje maratonë, prej më shumë se 6 orësh 14 deputetët shqiptarë, kanë raportuar dje në Komitetin e Stabilizim Asociimit që po zhvillohet në Bruksel dhe që ka të bëjë me plotësimin e 12 kushteve që i janë vënë Shqipërisë në lidhje me çështjen e statutit. Nga ana e tij komisioneri për zgjerimin Stefan Fule është shprehur se është e rrallë që në një klimë të tensionuar politike të takosh mazhorancën dhe opozitën. Sipas tij, pas ngjarjeve tragjike të 21 janarit në Shqipëri të gjithë kanë pritur zgjedhjet lokale të 8 majit. Referuar këtyre të fundit Fyle ka vlerësuar zhvillimin e këtyre zgjedhjeve, duke thënë se ato ishin më të mirat e mundshme dhe pse u vunë re disa probleme, sërish shqiptarët votuan të qetë dhe pa probleme. Duke iu referuar rezultatit të Tiranës, komisioneri Fule tha se do ishte mirë që tani të kishim një rezultat, por për momentin ne po ndjekim vendimet e Kolegjit Zgjedhor, si një institucion, i cili presim të garantojë procesin deri në përfundimin e tij. “E rëndësishme nënvizoi ai është që të përfundojë sa më parë procesi “Përfundimi sa më parë i tij është në të mirë të shqiptarëve me qëllim që të shohim drejt të ardhmes”. Ndërkohë komisioneri Fyle ka vënë theksin dhe në fillimin e një dialogu mes mazhorancës dhe opozitës, për të filluar punën në plotësimin e rekomandimeve të shtruara nga Komisioni Evropian, pasi siç theksoi ai ndarja politike në Shqipëri është shumë e thellë. Idenë për një konsultim me Komisionin e Venecias, komisioneri Fyle e sheh si një çështje të së ardhmes nëse forcat politike shqiptare nuk arrijnë vetë të kenë një konsensus për ndryshime apo një kod të ri elektoral. Duke shprehur shqetësim për situatën politike aktuale Komisioneri Fyle konstaton se ajo është e paqartë, por theksoi edhe njëherë se tani për tani procesi elektoral duhet të mbyllet qetësisht deri në shpalljen e rezultatit. Fyle gjithashtu shtoi se qeveria shqiptare ka bërë një punë të mirë. Por këto katër muaj ajo ka qenë e përqendruar tek procesi zgjedhor çka ka shmangur punën për angazhimin maksimal në plotësimin e 12 rekomandimeve dhe për të hedhur hapa para në procesin e integrimit.
Sekretari i KiE-s, letër Kryeministrit Berisha për situatën paszgjedhore
Jagland: Për vendimin e kolegjit do kërkoj opinionin e Komisionit të Venecias
Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland, i ka dërguar një letër Kryeministrit Berisha, ku i shpreh shqetësimin e tij për situatën tejet të rënduar politike që po kalon vendi. Në letër shkruhet se votimi në përgjithësi ka vijuar pa problem, por situata është acaruar për shkak të mosmarrëveshjeve siç thekson Jagland, për kryetarin e Bashkisë së Tiranës.
“I dashur Kryeministër! Po ju shkruaj për të shprehur shqetësimin mbi situatën pas zgjedhjeve lokale në vendin tuaj dhe në veçanti për polemikat që pasuan pas zgjedhjeve për kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Shumë kishin shpresuar se këto zgjedhje do të vendosnin standarde të reja kur vjen puna te zhvillimi i zgjedhjeve, po aq sa edhe me përgjegjësinë e liderëve politike dhe funksionimin e institucioneve demokratike. Këto shpresa janë përforcuar nga dita e votimit që shkoi pa probleme. Fatkeqësisht, për shkak të mosmarrëveshjeve për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Shqipëria po përballet me një situatë të acaruar me ndarje politike që mund të kërcënojë përpjekjet për të siguruar institucione demokratike, qeverisje të mirë dhe progres të mëtejshëm ekonomik. Si mik i Shqipërisë jam i shqetësuar. Do të doja të apeloja me termat më të fortë të mundshme për ju zoti Kryeministër dhe liderët e forcave të tjera politike në vendin tuaj, që të hyni menjëherë në dialog të sinqertë për të tejkaluar ngërçin politik duke respektuar shtetin ligjor dhe parimet demokratike që priten nga çdo vend anëtar i Këshillit të Evropës. Do të doja t’ju informoja se në lidhje me bazën ligjore me të cilën është marrë vendimi i Kolegjit Elektoral, kam qëllimin të kërkoj opinionin e Komisionit të Venecias për të shmangur situata të ngjashme në zgjedhjet e ardhshme”, thuhet në letër.