Molet në Currila e Plazh përplasin bashkinë me mjedisin
15/06/2011 Ndërtimet në buzë të detit, ARM paralajmëron për penalizim vendorët e Durrësit
XHEVAHIR GRADICA
DURRES- Bashkia e Durrësit dhe Agjencia rajonale e Mjedisi i janë rikthyer replikave e akuzave të ndërsjella sërish për ndërtimet në buzë të detit. Kreu i agjencisë, Ramazan Kalia, ka paralajmëruar dje bashkinë dhe vet kryetarin e saj Vangjush Dako se do të ndëshkojë këtë njësi vendore me gjobë të rëndë nëse nuk do të marrë masa paraprake.
Molet
Bëhet fjalë për disa mole të ndërtuara në breg të detit në zonën e Currilave dhe në Plazh. Me fillimin e sezonit të verës ARM ka dalë në vijën bregdetare për të parë masat që ka marrë qeverisja vendore lidhur me mjedisin. Sipas Kalisë në Currila ka disa ishuj të ndërtuar në mënyrë artificiale nga hedhja e inerteve në det dhe që kanë ndikuar në ndotjen mjedisore. “Në Currila kemi disa të tilla si dhe në plazhin e madh që shtrihet tek Ura Dajlanit deri në Plepa”,-tha Kalia. Ai ka bërë të ditur se ndërtimi i moleve të tilla është përgjegjësi e pushtetit vendor dhe se strukturat e bashkisë duhet të ndërhyjnë sa më parë për ta rikthyer në gjendjen e mëparshme atë pjesë të dëmtuar e të ndotur. “Bashkia ka policinë e saj, Inspektoratin Urbanistik e Ndërtimor, zyrën mjedisore, fondet përkatëse dhe të gjitha këto mjaftojnë për të bllokuar, si dhe për të ndëshkuar çdo ndërhyrje me pasojë ndotjen mjedisore”,-ka vijuar në arsyetimet e tij kreu ARM, Ramazan Kalia. Kjo agjenci është përplasur edhe herë të tjera me Bashkinë e Durrësit madje e ka ndëshkuar atë me disa gjoba lidhur me ndotjen mjedisore. Kalia është shprehur se “kontrolli dhe administrimi i territorit është një nga detyrimet e bashkisë dhe këtë duhet të bëjnë institucionet e Dakos”. Molet që janë bërë objekt sherri mes palëve janë në Currila në anë të detit, poshtë kodrës perëndimore të qytetit, si dhe 2-3 të tjera në plazhin e madh, në lagjen numër 13. Agjencia e Mjedisit ka ndëshkuar një vit më parë bashkinë, ndërmarrjen komunale dhe disa komuna e biznese pikërisht për shkak të lejes mjedisore në zbatimin e disa projekteve apo ndotjes mjedisore në rastet e higjienës në qytet e lagjet e Durrësit. Agjencia ka deklaruar se do të ndëshkojë me gjobë bashkinë dhe bizneset që kanë përgjegjësi në ndotjen mjedisore, gjobë e cila varion nga 1 milion deri në 2 milionë lekë. Paralajmërimi është pritur me reagime nga kreu i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, i cili është shprehur se prishja e moleve është kompetencë e Agjencisë së Mjedisit dhe Inspektoratit Urbanistik Kombëtar. “Disa muaj më parë kjo agjenci pezulloi dhe ndëshkoi me gjobë subjektet për lejen mjedisore dhe detyroi ato të rikthenin në gjendjen e mëparshme terrenin ku kishin ndërhyrë në breg të detit”,-ka thënë Dako. Sipas tij, “agjencia ndërhyn në mënyrë selektive duke aluduar kështu se ARM nuk ka synim të zbatojë ligjet, por të favorizojë grupe interesi”. Lidhur me inertet e hedhura në det kjo agjenci ka pohuar se vetëm një nga katër pistat e ndërtuara nga Currilat deri në Plepa është pa leje mjedisore edhe pa leje sheshi ndërtimi. Nëse ARM do të vendosë edhe këtë herë gjobë, atëherë do të rezultojë se gjoba do të vilet nga xhepat e taksapaguesve, pasi ndëshkimi do të bëhet për institucionin dhe jo për drejtues apo përgjegjës të përveçëm.
Agjencia e Mjedisit dhe inspektorati kanë gjobitur në korrikun e vitit të shkuar disa njësi, institucione dhe subjekte lidhur me ndotjen urbane, ndotjen akustike dhe ujërat e zeza, të cilat derdhen në det. Kështu Bashkia e Durrësit është gjobitur me 1 milion lekë. Po kaq është penalizuar Ndërmarrja e Pastrimit në Plazh, komuna Ishëm, Rashbulli, Xhafzotaj e Bubq, si dhe subjekti NATO sh. p. k. pas tyre vjen ndëshkimi për zhurmat e natës me nga 50 mijë lekë disa subjekte private.