Filmoi,gardistin e plagosur ballafaqohet pas 11 vjetësh
15/06/2011 Kameramani Xhemal Bardhoshi replika me ish-efektivin e gardës Leonard Prenga
TIRANE-Kameramani që rregjistroi masakrën e Cërrikut Xhemal Bardhoshi është ballafaquar në gjykatë me një nga gardistët e plagosur në këtë masakër, ku dy dëshmitarët kanë replikuar njëri me tjetrin lidhur me mënyrën e trajtimit nga nëntë të pandehurit e bandës por dhe vetë ai. Ish-efektivi i gardës Leonard Prenga që ishte i pranishëm në masakrën e 23 majit akuzoi kameramanin se ai kishte ushtruar dhune psikologjike gjatë marjes në pyetje dhe se i kishte lejuar banditët që të hynin në banesën ku gardisti i plagosur ishte strehuar. Mirëpo këtyre akuzave i është kundërpërgjigjur kameramani Xhemal Bardhoshi, i cili ka treguar para gjykatës se ai e kishte ndihmuar gardistin e plagosur duke e strehuar në një banesë në Cërrik. Mirëpo pas kësaj ka ndërhyrë përfaqësuesi i prokurorisë i cili e ka pyetur kameramanin se:Pse nuk e kishte çuar gardistin e plagosur në spital ose në banesën e tij, por e kishin çuar në banesë tjetër, ku anëtarët e bandës hynë dhe e keqtrajtuar atë? Kësaj pyetje, dëshmitari i është përgjigjur se vendimi për strehimin është miratuar dhe nga vetë gardisti i plagosur, pasi në momentin kur është strehuar ai ndodhej afër asaj banese. Leonard Prenga ka mbetur i plagosur në masakrën e Cërrikut, ku vranë në qëndër të qytetit gjashtë efektivë të Gardës së Republikës. Prenga është keqtrajtuar nga banditët, ku kameramani Bardhoshi ka kryer edhe filmimin.
Replikat në sallë
Bardhoshi: Unë jam përpjekur ta ndihmoj, duke e strehuar në banesë. (I hedh dorën në supe)
Prenga: Në banesë kanë ardhur disa nga të pandehurit të armatosur, isha i plagosur dhe më kanë qëlluar, si dhe me kanë drejtuar grykën e automatikut në kokë.
Bardhoshi:Situata ishte shume e paqartë në atë periudhë, gjatë gjithë kohës jam përpjekur ta ndihmoj, dhe se një gjë e tillë e arritëm duke e dërguar më vonë në spitalin e Elbasanit
Prenga:Gjatë intervistës që kam dhënë para kameras, më është ushtruar presion dhe nga vetë kameramani, i cili bënte pyetje që provokonin të pranishmit që ndodheshin në banesë të armatosur. Kjo sillte imitimin e tyre duke me sharë e fenduar rëndë
Bardhoshi: Një gjë e tillë nuk ka ndodhur. (I hedh dorën në supe)
Ish-kryebashkiakja e sëmurë
Ish-kryetarja e bashkisë së Cërrikut Mishelina Xhelo dhe bashkëshorti i saj Xhevdet Koçia sërisht nuk janë paraqitur para gjykatës së Krimeve të Rënda. Pavarësisht urdhrit që gjykata i bëri policisë për shoqërimin me forcë të tyre, një gjë e tillë sërisht nuk është mundësuar. Kjo për shkak se dëshmitarja kryesore e masakrës së Cërrikut, vuan nga një sëmundje e rëndë dhe se momentalisht nuk është në gjendje të mirë shëndetësore. Për pasojë dëshmia e saj pritet të jepet në një periudhë kur shëndeti i saj të përmirësohet.