BE-OSBE: Partite te marrin pergjegjesite per zgjedhjet
Partite politike, duhet te marrin persiper pergjegjesite e tyre ne pergatitjet per diten e zgjedhjeve. Ne menyre te vecante, pas modernizimit te regjistrit te gjendjes civile dhe sistemit te ri te adresave, qe siguruan bazen per te pasur lista me te sakta votuesish. Keshtu u shpreh dje, ambasadori i OSBE-se, Eugen Uollfarth, gjate mbylljes se nje prej projekteve te Prezences se OSBE-se, per modernizimin e sistemit shqiptar te adresave dhe regjistrit te gjendjes civile. Projekt i mundesuar nepermjet nje fondi prej 2.5 milione euro te Bashkimit Evropian dhe me financim te OSBE-se dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes, si dhe me ndihmen teknike te Austrise, Norvegjise dhe Keshillit te Evropes. "Ne 8 Maj, do te zhvillohen zgjedhjet e reja vendore. Modernizimi i regjistrit te gjendjes civile dhe sistemi i ri i adresave, siguruan bazen per te pasur lista me te sakta votuesish. Ashtu si cdo nivel i administrates, edhe te gjitha partite politike duhet te marrin persiper pergjegjesite e tyre ne pergatitjet per diten e zgjedhjeve. Qytetaret e ketij vendi meritojne absolutisht asgje me pak se kaq", u shpreh Uollfarth. Ai e cilesoi arritje qe 90% e njesive te qeverisjes vendore jane pajisur me sistemin elektronik te adresave. Ndersa pjesa e mbetur prej 10% eshte ne fazen perfundimtare. Sipas tij, perfundimi i ketij procesi do te sjelle permiresime te metejshme ne jeten e qytetareve shqiptare. "Perdorimi i adresave do te vazhdoje te sjelle permiresim te listave te votuesve dhe administrimit te zgjedhjeve. Ne kete pike, dua te shpreh falenderimet e mia per qeverine dhe vecanerisht per Ministrine e Brendshme per tre vite bashkepunimi te mire", theksoi Uollfarth, duke kujtuar se te dhenat e siguruara nga regjistri i gjendjes civile u perdoren edhe per listat e votuesve ne zgjedhjet e kaluara, sic ishin zgjedhjet e fundit parlamentare, te cilat sipas Raportit Perfundimtar te OSBE/ODIHR-it per Vezhgimin e Zgjedhjeve kishin permiresim te dukshem ne krahasim me zgjedhje te meparshme. Po keshtu, edhe shefi i delegacionit te Bashkimit Evropian ne vendin tone, Ettore Sequi, u shpreh se modernizimi i ketyre sistemeve eshte nje hap i rendesishem drejt permiresimit te sherbimeve publike ne sektore si shendetesia, taksat, pronat, sigurimet shoqerore, arsimi, sherbimet postare. "Se bashku, regjistri civil modern dhe sistemi modern i adresave do te ngrene cilesine dhe eficencen e sherbimeve shendetesore, te taksave, te sigurimeve shoqerore, arsimit, postes, gjykatave dhe shume te tjera. 2.5 milion euro qe BE-ja ka dhene nga te ardhurat e taksapaguesve te saj u kane sjelle shqiptareve benefice te cilat evropianet i njohin fare mire dhe ndoshta i marrin per te mireqena", u shpreh ai. R. Rapushi
Projekti, per mbrojtjen e te dhenave
Projekti 4-vjecar "Modernizim i sistemeve te Adresave dhe Regjistrit Civil" perfundoi ne dhjetor 2010. Projekti u zbatua nga Prezenca e OSBE-se ne Shqiperi, me fonde shtese nga OSBE, dhe ne bashkepunim me Keshillin e Europes per sa i perket komponentit te mbrojtjes se te dhenave. Gjithashtu, Bashkimi Evropian dha mbi 10 milione euro per regjistrimin e popullsise dhe Komisionerin e Mbrojtjes se te Dhenave Personale. Sipas shefit te Delegacionit te BE-se ne Shqiperi, Ettore Sequi, suksesi dhe qendrueshmeria e kesaj sipermarrjeje varet nga vullneti i qeverise, nga bashkepunimi nderinstitucional, nga kapaciteti dhe burimet njerezore te autoriteteve te perfshira. Regjistri i gjendjes civile siguron te dhenat per kartat e reja te identitetit, te cilat ndihmojne ne permiresimin e qasjes se publikut ne sherbime publike dhe private, duke rritur sigurine dhe besueshmerine e transaksioneve dhe marredhenieve.