E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushë Krujë, makina përplas për vdekje kalimtaren

Një aksident me pasojë vdekjen e një 50-vjeçareje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Fushë Krujë.
 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit të sotëm ku ndërsa 50-vjeçarja Manushaqe Elezi ka qënë duke kaluar në anën tjetër të rrugës është përplasur nga një makinë.
 

Përplasja ka qënë fatale për 50-vjeçaren e cila ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.
 

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur polica e cila ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›