KiE: Edi Rama, shkaktar i situates se tensionuar Rozeta Rapushi
Presidenti i grupit popullor kristiandemokrat ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Evropes, Luca Volonte, etiketoi dje kreun e opozites Edi Rama, se ka mbyllur qellimisht rruget per nje zgjidhje institucionale te ngercit politik. Ngerc, qe sipas Volontes, eshte krijuar nga opozita. Gjate nje takimi me kryeministrin Sali Berisha, Volonte shprehu vleresimin dhe mbeshtetjen per qendrimin konstruktiv te kryeministrit Berisha dhe te mazhorances, ne perballimin dhe zgjidhjen e situates se krijuar nga perpjekjet e dhunshme te opozites per marrjen pa zgjedhje te pushtetit. Ai vuri ne dukje "qendrimin intransigjent dhe te pershkallezuar te liderit te opozites, Edi Rama drejt krijimit te krizes qe nga vizita e Komitetit Presidencial te Asamblese Parlamentare te Keshillit te Evropes ne fillimin e vitit 2010". "Nderkohe qe kryeministri Berisha i pranoi propozimet e delegacionit te Asamblese Parlamentare te KiE-se, zoti Rama i refuzoi ne menyre insistuese ato, duke mbyllur qellimisht rruget per nje zgjidhje institucionale te ngercit te krijuar nga opozita", u shpreh Valonte. Nga ana e tij, kryeministri e siguroi Presidenti i grupit popullor kristiandemokrat ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Evropes, per angazhimin e tij maksimal qe zgjedhjet per pushtetin vendor te 8 Majit te arrijne standardet me te larta te Keshillit te Evropes dhe OSBE-se dhe duke e vleresuar rolin e Asamblese Parlamentare te KE-se. Ne kete kuader, ai ftoi nje pjesemarrje sa me te gjere te kesaj Asambleje ne misionin nderkombetar te vezhgimit te zgjedhjeve te pushtetit lokal qe do te mbahen me 8 maj. Kryeministri e njohu Volonten me zhvillimet qe i paraprine perpjekjeve te liderit te opozites me 21 janar per marrjen me dhune te pushtetit si dhe me zhvillimet ne vijim. Kreu i qeverise nenvizoi rendesine themelore per hetim te plote, profesional dhe te balancuar te te gjithe pergjegjesve te 21 janarit si kusht themelor per zgjidhjen dhe normalizimin e situates ne vend. Ne kete kuader, ai mbeshteti plotesisht rolin e institucioneve te pavarura ne zgjidhjen e situates por theksoi qe pavaresia e ketyre institucioneve nuk eshte nje aspekt formal por bazohet ne veprimet dhe besimin qe ato institucione krijojne ne zbatimin korrekt dhe te paanshem te ligjit. "Une vleresoj rolin dhe qendrimin korrekt te perfaqesuesve dhe organizatave nderkombetare dhe perpjekjet e tyre per normalizimin e situates", theksoi Berisha. Ai gjithashtu e siguroi Volonten qe mazhoranca eshte maksimalisht e angazhuar per respektimin e te gjitha lirive dhe te drejtave perfshire te drejten per tubime paqesore si dhe vendosmerine e qeverise per te ruajtur dhe garantuar rendin kushtetues dhe shtetin e te drejtes ndaj cdo tentative per ti dhunuar ato.