E Diel, 1 Nëntor 2026

Grate te pakenaqura Nuk u zbatua 30 ne 8 Maj

Edhe në këtë fushatë elektorale gratë nuk janë të  përfshira si duhet nga subjektet politike. Edhe pse numri i tyre është rritur ato nuk janë të përfaqësuara në mënyrë të barabartë. Kjo deklaratë vjen nga gratë që mbrojnë të drejtat e tyre, të cilat thonë se edhe kuota e 30% është një diskriminim për femrat që duan të garojnë.

“Unë nuk jam për këtë kuotë. Kategorikisht e quaj të padrejtë. E quaj ndarje gjinore pjesmarrjen e grave me kuota në vendimmarrje. Jemi në shoqëri evropiane. Synojmë të shkojmë në Evropë. Lufta për të arritur këtë duhet të jetë e barabartë” thotë Sevim Arbana  nga Shoqata në Dobi të Gruas Shqiptare.

Por subjektet politike thotë zonja Arbana nuk duhet të shikojnë vetëm rritjen e numrit të grave në politikë, por duhet të reflektojnë edhe për cilësinë e grave që përzgjedhin në vendimmarrje.

”Natyrisht është një numër i vogël, por puna është tek cilësia, tek numri që ato kanë. Problemi është që mund të jenë dhe 5 gra dhe do të tundin gjithë parlamentin, të sjellin zërin e grave, të sjellin imazhin tjetër” thotë Arbana.

Edhe në zgjedhjet e mëparshme, kuota e 30%, nuk u zbatua si duhet nga subjektet politike. Këtë e  deklaruan dhe faktorët ndërkombëtarë të cilët edhe në fillim të kësaj fushate apeluan për një pjesmarrje më të madhe të grave në zgjedhjet lokale.

Edlira Sulejmani

Azhornuar së fundi ( e martë , 19 prill 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›