E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ikin plakat vjen Vera

Duke filluar që nga dita e mërkurë moti në të gjithë vendin nuk do të jetë vetëm me diell, por  në ditët në vijim do të na shoqërojnë edhe temperature të larta, të cilat sipas meteorologëve pritet të shkojnë deri në 27 gradë celcius. Ultësira perëndimore dhe zonat bregëdetare do të jenë ato që do ta ndiejnë më tepër këtë rritje e cila pritet që të qëndrojë e tillë mbi territorin e vendit tonë deri në fund javë.

“Duke filluar që nga dita e nesërme parashikohet që të kemi një qarkullim të masave ajrore nga jugperëndimi I kontinentit, gjë që do të bëjë që I gjithë vendi të dominohet nga kthjellimet dhe vranësirat e lehta. Kjo do të sjellë dhe një rritje të ndjeshme të temperaturave duke bërë që vlera maksimale në rang vendi gjatë këtyre ditëve të shkojë 26 apo 27 gradë celcius” thotë meteorologia Drinalda Shaholli.

Sipas një parashikimi të përgjithshëm të meteorologëve prilli do të mbyllet me mot të kthjellët dhe temperatura të larta.

Edlira Sulejmani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›