E Diel, 1 Nëntor 2026

BE: Objektivi i G20-ës, rritja ekonomike botërore

Udhëheqësit evropianë thanë se objektivi i samitit të G20-ës ishte rritja ekonomike botërore. Presidenti i Komisionit Europian, Hoze Manuel Barroso dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy në një konferencë shtypi pas samitit duke u ndalur tek kriza në Greqi, u shprehën se parlamenti grek duhet të miratojë planin e ri, e më pas do të lëvrohet fondi i shpëtimit.
 

“Duhet të bëjmë më shumë për të rritur ekonominë botërore. Gjatë samitit patëm debate dhe replika për transaksionet, prandaj s’kemi marrë ende një vendim. Mund të them se ishte një samit i suksesshëm, por ka shumë për të bërë”, deklaroi Barroso.

Ndërsa Herman Van Rompuy tha se Greqia duhet të gjejë sa më parë stabilitetin ekonomik dhe konsensusin politik. “Greqia ka bërë përpjekje të jashtëzakonshme, por që ne të vazhdojmë ndihmën, plani i ri duhet të miratohet nga parlamenti”, theksoi Rompuy.

Rompuy gjtihashtu u shpreh se tashmë Italia ka filluar rikonstruktimin financiar, duke i kërkuar Fondit Monetar Ndërkombëtar që të monitorojë masat që do merren nga Roma për të ulur deficin e lartë publik që ka ky vend.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›