E Diel, 1 Nëntor 2026

Vazhdon rigjykimi i Haradinajt

Prokurori të premten ka marrë në pyetje një dëshmitar të mbrojtur, i cili ka hezituar të përgjigjet në pyetjet e tij.

Prokurori, me këtë i ka bërë me dije se ai mund të akuzohet për mosbashkëpunim me Gjykatën, njofton RTK.

Ndaj kësaj, ka reaguar avokati mbrojtës i cili i ka thënë se dëshmitari e ka të drejtën e heshtjes nëse mendon se me dëshminë e tij do të inkriminonte vetveten.

Me kërkesën e prokurorit të çështjes pjesa më e madhe e seancës është mbajtur me dyer të mbyllura.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›