E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kanë, asnjë marrëveshje mes G20 dhe FMN-së

Liderët e 20 vendeve me ekonominë më të fuqishme në botë kanë dështuar në arritjen e një marrëveshje për “armatosjen” financiare të Fondit Monetar Ndërkombëtar, për të ndihmuar në kapërcimin e krizës buxhetore në Evropë, ndonëse kanë thënë se burimet financiare duhet të shtohen.

Liderët u përpoqën të gjenin zgjidhje konkrete në samitin e tyre në Kanë të Francës, punimet e të cilit ranë nën hijen e trazirave politike të Greqisë.

”Është e rëndësishme që FMN-ja të ketë resurse të sforcuara”, ka thënë Zhoze Manuel Baroso, president i Komisonit Evropian, duke vlerësuar se ato resruse do të ndihmojnë vendet në mbarë botën, e jo vetëm eurozonën.

Kancelarja gjermane ndërkaq, Angela Merkel, ka thënë se asnjë vend jashtë eurozonës nuk ka deklararuar asnjë sasi mjetesh financiare për fondin e shpëtimit që trajton krizën buxhetore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›