Irani përkujton sulmin në ambasadën amerikane

Nën brohoritjet “Vdekje Amerikës” mijëra iranianë shënuan përvjetorin e marrjes së kontrollit mbi ambasadën amerikane më 1979.
Më 4 nëntor 1979, disa muaj pas Revolucionit Islamik gjatë të cilit u rrëzua shahu i mbështetur nga amerikanët, Mohamad Reza Palavi, studentët revolucionarë kishin sulmuar ambasadën për t`i marrë peng 52 diplomatë të Shteteve të Bashkuara në një krizë që zgjati 444 ditë.
Pengmarrja rezultoi me ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Iranit dhe Shteteve të Bashkuara që ende nuk janë riparuar tërësisht.
Tensionet u rritën në muajin e kaluar kur Shtetet e Bashkuara akuzuan zyrtarët iranianë për planifikimin e një komploti me qëllim vrasjen e ambasadorit të Arabisë Saudite në Uashington.
Teherani ka mohuar fuqishëm përfshirjën në këtë rast.