E Shtunë, 31 Tetor 2026

Konferenca e Pejës, Thaçi: Mesazh për të ardhmen

Ka filluar në Pejë konferenca Rajonale e Ministrive të Mbrojtjes, ku po marrin pjesë 6 shtete të rajonit, si Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Kroacia, Sllovenia dhe Mali i Zi.

Në kete konference, ku po marrin pjese ministra, zevendesministra dhe perfaqesues te ushtrive te ketyre vendeve, po diskutohet per sigurine ne rajon. Po ashtu pjese e saj jane edhe perfaqesuesi i SHBA-së dhe NATO-s.

Ne hapje te kesaj konference kane folur drejtues te institucioneve te Kosoves. Presidentja e Kosoves, Atifete Jahjaga ne fjalimin e saj ka vene theksin ne ndertimin e paqes ne te gjithe rajonin. Sipas saj, rajoni duhet te transformoje politikat e sigurise qe te behen me efektive ne parandalimin e se keqes.

Ndersa kryeministri i Kosoves, Hashim Thaçi ka thene se para 12 vitesh ka qene e paimagjinueshme mbajtja e nje konference te tille, kurse ka vleresuar rendesine e saj, meqe sipas tij konferenca dergon mesazh per te ardhmen e Kosoves dhe te rajonit. Ai po ashtu ka falenderuar NATO-n per kontributin, qe ka dhene ne ndertimin e Forces se Sigurise se Kosoves dhe ruajtjen e paqes ne rajon.

Edhe Agim Çeku, minister i FSK-se, qe ka organizuar kete konference ka thene se njera nga qellimet e saj eshte ndertimi i raporteve te mira, ndermjet shteteve te rajonit. Gjate pasdites perfaqesuesit e shteteve do te nenshkruajne nje deklarate te perbashket qe ka te beje me baashkepunimin rajonal ne fushen e sigurise dhe te mbrojtjes, ndersa punimet e saj do te vazhdojne edhe te shtunen.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›