Kapet ne flagrance me lende narkotike, arrestohet nga policia

Pogradec, 26 shkurt, 11:58, NOA - Policia e Pogradecit ka bërë të mundur kapjen në flagrancë të 23 vjeçarit Fatjon Kamberllari me 4 doza lëndë pluhur të ngjashme me atë të llojit heroinë.
Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, kjo sasi iu bllokua atij në cilësinë e provës materiale dhe do të dërgohet për ekzaminime në kushte labratorike.
Kamberllari mund të akuzohet për veprën penale të ”Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” të parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
n.e/NOA