E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS:DASH, kritika të forta qeverisë

Deputeti i Partisë Socialiste Marko Bello në seancën e sotme plenare e komentoi si kritik raportin e DASH-it për të drejtat e njeriut për vitin 2008. Sipas Bellos ky raport kritikon ligjin e dosjeve ku konsiderohet se shkakton konflikt të hapur mes qeverisë dhe pushtetit gjyqësor. Gjithashtu Bello shtoi se raporti flet për punën jo transparente për hetimin e tragjedisë së Gërdecit. Ndërhyrja e qeverisë në Prokurori, cënon pavarësine e sistemit të drejtësisë u shpreh Bello. Sipas tij, raporti ngre shqetësimin për çështjen e pronave, si një problem që ka mbetur i pazgjidhur dhe nuk shihet të marrë zgjidhje.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›