E Diel, 1 Nëntor 2026

BE: Pezullim të përkohshëm lëvizjes së lirë për shkak të azilkërkuesve

Share

Azilkërkuesit mund të cenojnë procesin e lëvizjes së lirë në zonën Shengen, duke rikthyer çështjen e regjimit të vizave. Sipas Albanianscreen, Komisioni Europian ka futur tashmë në procedurë miratimi projektligjin që parashikon pezullimin e përkohshëm të lëvizjes së lirë të qytetarëve në zonën Shengen. Ky kufizim do të zbatohet ndaj atyre vendeve, qytetarët e të cilave vijojnë të kërkojnë azil në Europë, duke abuzuar me heqjen e regjimit të vizave. Megjithëse shkak i ndryshimit është bërë numri i lartë i azilkërkuesve nga Shqipëria e vende të tjera të rajonit, mekanizmi që parashikon rikthimin e regjimit të vizave, përfshin të gjitha vendet e Ballkanit që kanë përfituar liberalizimin e vizave. Raportuesja e Parlamentit Europian për Shqipërinë, Tanja Fajon, ka komentuar dhe nismën që do të shqyrtohet nga Komisioni Europian, për hapat që po ndiqen konkretisht për miratimin e këtij ligji. Situata është serioze. Ajo që jemi duke u përballuar tani, sidomos disa vende të Bashkimit Europian si Belgjika, Luksemburgu, Suedia dhe Gjermania është me të vërtetë shqetësuese. Numri i azilkërkuesve nga vendet e Ballkanit Perëndimor ka ardhur duke u shtuar. Unë mendoj se qeveritë e këtyre e vendeve kanë marrë disa masa, por ato nuk janë të mjaftueshme. Dhe tani ne kemi në duar një propozim të Komisionit Europian për pezullimin e përkohshëm të lëvizjes së lirë. Pezullimi mund të bëhet për disa muaj. Unë shpresoj që në të ardhmen, asnjë shtet të mos hyjë në listën e zezë të Shengenit, tha Fajon për AS TV.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›