Paloka: Për Leskajn merr vendim grupi, unë kam mendim pozitiv
Share
Deputeti demokrat i Komisionit të Ligjeve, Edi Paloka, u shpreh se në lidhje me kandidaturën e Bujar Leskajt për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, do ketë një vendim të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Megjithatë Paloka tha se ai vetë ka mendim pozitiv për Leskajn.
Kuvendi nuk ka përcaktuar një datë se kur komisionet apo seanca do ta shqyrtojë dekretin e kreut të shtetit për caktimin e Bujar Leskajt si kryetar të KLSH-së. Buxheti i vitit 2012, axhenda e ngjeshur në lidhje me shqyrtimin në komisionet parlamentare të këtij drafti qeveritar, duket se ka lënë në harresë dekretin e Topit, për caktimin e Bujar Leskajt si kryetar i Kontrollit të Lartë të Shtetit.